Periudha janar-gusht 2023 ka qenë e vështirë për sektorin e energjisë në Shqipëri, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut. Sipas raportit të fundit nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi i energjisë ka rënë në rreth 5.4 milion mWh, një rënie e dukshme krahasuar me 6.2 milion mWh të prodhuara gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar.
Hidrocentralet e Kaskadës së Drinit kanë qenë burimi kryesor i energjisë, duke kontribuar me 55% të totalit. Ndërkohë, energjia diellore ka luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, me impiantet diellore që kanë gjeneruar 131,739 mWh, duke e tejkaluar prodhimin e vitit të kaluar prej 44,885 mWh. Kjo tregon një rritje të dukshme në investimet në energjinë rinovueshme.
Konsumi total i energjisë për këtë periudhë arriti në rreth 5.47 milion mWh, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Megjithatë, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes ka shënuar përmirësim, duke rënë në 17.56%. Arkëtime të rritura, që arrijnë në 99.3%, tregojnë për një përpjekje të suksesshme për të përmirësuar efikasitetin e sistemit energjetik, përballë sfidave të natyrshme.
