INSTAT ka bërë të ditur të dhënat sa i përket prodhimit të naftës dhe mineraleve për vitin 2023. Nga të dhënat shihet një rënie në sasi krahasuar me vitin 2022 të këtyre materialeve.
Gjatë vitit 2023 është prodhuar 891.400 ton naftë duke shënuar rënie në krahasim me vitin 2022 ku është prodhuar 902.064 ton naftë. Prodhimi i hekurit bruto, çelikut dhe formave të tjera primare në vitin 2023 u vlerësua 474.444 ton, ndryshe nga viti 2022 ku prodhimi u vlerësua 508.485 ton.
Gjatë vitit 2023 është prodhuar 822.206 ton xeherorë dhe koncentrate të kromit duke sjellë rënie në krahasim me vitin 2022 ku është prodhuar 822.206 ton. Ndryshe nga të tjera, prodhimi i çimentos ka shënuar rritje krahasuar me vitin 2022. Gjatë 2023 u prodhua 2.176.865 ton çimento. Prodhimi i grupit të produkteve të pijeve jo alkoolike dhe ujë mineral dhe i gazuar u vlerësua 498.762.537 litra, duke u rritur me 15,9 %, krahasuar me vitin e kaluar.
Vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2023 ishte 39.280 milionë lekë. Vlera e shitjeve për produktin hekur bruto dhe çelik gjatë vitit 2023 ishte 33.116 milionë lekë. Vlera e shitjeve për produktin xeherorë dhe koncentrate të kromit gjatë vitit 2023 ishte 20.359 milionë lekë. Vlera e shitjeve për produktin çimento portland dhe çimento të tjera gjatë vitit 2023 ishte 19.387 milionë lekë. Vlera e shitjeve për grupin e produkteve të pijeve jo alkoolike dhe ujë mineral dhe i gazuar është gjatë vitit 2023 ishte 13.221 milionë lekë duke u rritur me 12,8 %, krahasuar me vitin e kaluar/ekofin.al
