Evropa dhe vendet e Ballkanit duket se kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të shqiptarëve për pushime këtë verë, kjo edhe për shkak të rënies së euros, e cila favorizoi paketa turistike me çmime më të leverdisshme.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit gusht 2024, rreth 901.440 shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Operatorët turistikë, kanë regjistruar më shumë kërkesa për paketat turistike në destinacionet tradicionale si Turqia dhe Greqia, veçanërisht për pushuesit familjarë. Kërkesat janë rritur gjithashtu edhe për pushime në Itali, e cila ofron mundësi jo vetëm për vizitat historike dhe kulturore, por gjithashtu për eksploruesit e natyrës, ku një ndër destinacionet më të pëlqyera për turistët këtë vit ka qenë rajoni i Puglias. /ekofin.al
