Në vlerësimin e fundit të bërë për lirinë ekonomike nga “Heritage Foundation”, del se Shqipëria ka arritur një rezultat prej 64.8 pikësh, duke u renditur e 48-ta nga 176 vende. Për sa i përket vendeve evropiane vendi ynë renditet i 27-ti nga 44.
Raporti i fundit nxjerr në pah se Shqipëria ka pësuar një rënie prej 0.5 pikësh në krahasim me vitin e kaluar duke bërë që ekonomia e vendit të klasifikohet si “mesatarisht e lirë”.
Vendet e rajonit mbeten pas Shqipërisë sipas vlerësimit të Indeksit të Lirisë Ekonomike.
