Numri i turistëve të huaj në vendin tonë është rritur gjatë tetëmujorit, por të dhënat e Institutit të Statistikave na tregojnë se hyrjet e shqiptarëve të Kosovës në vend gjatë muajit korrik kanë rënë me 16% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në korrik kanë hyrë në total 710 mijë shtetas nga Kosova teksa vitin e kaluar ishin 847 mijë. Rënia e numrit të vizitorëve u paralajmërua që në fillim të vitit si efekt i liberalizimit të vizave.
Kjo është hera e parë që nga pandemia që ky grup shënon rënie teksa ka mbajtur çdo vit peshën kryesore të turizmit. Pushuesit nga Kosova qëndruan kryesisht në Velipojë dhe në Shëngjin./monitor
