Vendi ku jetoni, përvoja juaj, arsimi, industria, nevojat dhe mënyra e jetesës janë faktorët kryesorë në përcaktimin nëse merrni një pagë të mirë ose jo.
Sipas statistikave dhe raporteve të Talentup, një pagë vjetore bruto midis 64,000 dhe 70,000 euro konsiderohet një pagë e mirë në Gjermani. Berlini ka pagat mesatarisht më të larta se qytetet e tjera.
HousingAnywhere raportoi se të ardhurat mesatare mujore neto në Mbretërinë e Bashkuar ishin 2,297 £ (2,725 euro). Në vitin 2023, me një kosto jetese prej 1,950 £ (2,314 euro), një pagë mesatare mujore neto që varionte midis 2,500 £ (2,962 euro) dhe 3,300 £ (3,915 euro) konsiderohej një pagë e mirë në Mbretërinë e Bashkuar.
Paga mesatare mujore neto e regjistruar në vitin 2024 në Francë është 2,587 euro, ndërsa paga mesatare është 1,940 euro, sipas HousingAnywhere. Megjithatë një pagë e mirë për një jetë të rehatshme në Francë është rreth 3,200 euro në muaj për një person beqar ose 5,600 euro në muaj për një familje me tre anëtarë. Nëse do të jetonit në Paris, do t’ju duhen afërsisht 3,400 euro në muaj për të pasur një jetesë të mirë.
Spanja ofron një pagë mesatare 1,785 euro në muaj, ose 2,250 euro bruto, por për të pasur një jetë të rehatshme 2,700 euro do të ishte një pagë e mirë për një person beqar ose 4,000 euro për dikë që mban një familje. Pagat më larta i ofron Madridi me 18% më e lartë se mesatarja kombëtare, një pagë e mirë neto mujore në kryeqytet për një person beqar duhet të jetë së paku 3,185 euro.
Sipas ManpowerGroup, në Itali një pagë e mirë për mjekët zakonisht varion nga 35,000 deri në 50,000 euro bruto në vit. Pagat në Romë janë përgjithësisht më të ulëta në krahasim me qytetet e Europës Veriore, por kjo është pjesërisht e balancuar nga një kosto më e ulët e jetesës. Në Romë paga zakonisht varion midis 3,750 euro dhe 5,690 euro, sipas Salary Explorer. Në kryeqytetet e tjera paga variojnë në Athinë me 2250-3410 euro; Helsinki: 4510-6830 euro; Kopenhagë: 5400-8180 euro; Stokholm: 3900-5900 euro.
Nga anketa e vitit 2023 e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat Rajonale dhe Urbane të Komisionit Europian vërehet se njerëzit më të kënaqur me cilësinë e jetës dhe pagës janë në vendet skandinave.
