Gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, ekonomia shqiptare ka përfituar nga një rritje e konsiderueshme e investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit, investimet arritën në 395 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, për periudhën janar-qershor 2024, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 749 milionë euro, një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Kjo rritje u ndikua nga flukset e reja të kapitalit dhe riinvestimet e fitimeve nga investitorët ekzistues.
Injektimet e reja të kapitalit përbënin 52% të totalit të investimeve, ndërsa 47% ishin fitime të riinvestuara. Ndër sektorët që tërhoqën më shumë investime ishin pasuritë e paluajtshme.
