Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, duke u licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime në klasat e jo-jetës, për llogari të dy kompanive të sigurimeve, Sigal Insurance Group dhe Albsig.

Vendimi nr. 98, datë 28 maj 2026, i Bordit të AMF-së autorizon Postën Shqiptare sh.a. të ndërmjetësojë në shitjen e produkteve të sigurimeve jo-jetë për llogari të dy shoqërive të sigurimit, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të shpërndarjes së produkteve të sigurimit në Shqipëri.

Në të njëjtin vendim, AMF ka miratuar edhe Rudina Toskën dhe Rajmonda Priftin si agjente në sigurime që do të ushtrojnë këtë veprimtari në emër dhe për llogari të Postës Shqiptare.

Licencimi i Postës Shqiptare pritet të rrisë aksesin e qytetarëve në produktet e sigurimit, duke shfrytëzuar rrjetin e gjerë të zyrave postare në të gjithë territorin e vendit. Për kompanitë e sigurimit, ky bashkëpunim përfaqëson një kanal të ri dhe të rëndësishëm shpërndarjeje, ndërsa për qytetarët krijon mundësinë që të marrin shërbime sigurimi pranë pikave ku tashmë kryejnë një sërë shërbimesh të tjera financiare.

Hyrja në tregun e sigurimeve nuk është hapi i parë i Postës Shqiptare në sektorin financiar. Prej vitesh, institucioni ofron një gamë të gjerë shërbimesh financiare për qytetarët dhe bizneset, duke funksionuar si një pikë e rëndësishme e aksesit në shërbimet financiare, veçanërisht në zonat ku prania e institucioneve bankare është më e kufizuar.

Aktualisht, Posta Shqiptare është e licencuar edhe si shoqëri për ofrimin e shërbimeve të investimit nga AMF, duke ushtruar veprimtarinë e marrjes dhe transmetimit të urdhrave të klientëve për investimin në Bonot e Thesarit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Përveç kësaj, rrjeti i Postës ofron pagesën e faturave dhe detyrimeve, transferta parash, depozitime cash për institucione financiare dhe bankare, pagesa pensionesh dhe tërheqje të përfitimeve publike, si edhe një sërë shërbimesh të tjera financiare dhe administrative./ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
albsig amf posta shqiptare sigal sigurimeve tregun
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter