Shqipëria ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të publikuara nga Kryeministri Edi Rama. Rama e përshkroi këtë rritje si një “pasqyrë të qartë” të fluksit të lartë të turistëve që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit.
Rama e vlerësoi këtë sukses si një ngjitje të imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe një përfitim të rëndësishëm për ekonominë. Ai theksoi se ky zhvillim ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke përfshirë disa që sugjerojnë se këta turistë janë shqiptarë të rikthyer nga jashtë, dhe jo turistë të huaj.
Rama theksoi se edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli.
