Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

ASML rrit parashikimin në 45 miliardë euro, bumi i AI-së shtyn kërkesën për çipa

12:00 - Korrik 15, 2026

Europa nuk di ende mjaftueshëm për teknologjinë, ku qëndron Shqipëria?

11:42 - Korrik 15, 2026

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

11:12 - Korrik 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Raporti: Pas 300 ditësh, “Rama 4” ka realizuar vetëm 58-62% të objektivave

10:06 - Korrik 15, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka arritur të realizojë rreth 60% të programit të saj gjatë 300 ditëve të para të mandatit, ndërsa sfidat më të mëdha mbeten zbatimi i investimeve publike, eficienca e administratës dhe ritmi i reformave. Ky është përfundimi i raportit më të fundit të publikuar nga Polifakt, i hartuar mbi analizat dhe metodologjinë e zhvilluar në bashkëpunim me Qendrën ALTAX.

Sipas autorëve të raportit, qeveria ka krijuar një bazë të qëndrueshme planifikimi dhe ka ruajtur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Megjithatë, realizimi praktik i angazhimeve mbetet dukshëm më i ngadaltë sesa avancimi në aspektin normativ.

Polifakt vlerëson se vonesat burokratike, ndryshimet në drejtimin e institucioneve, presionet fiskale, si edhe problematikat në tendera dhe prokurime publike kanë ndikuar në ngadalësimin e zbatimit të programit qeverisës.

Në raport theksohet se Indeksi i Përgjithshëm i Fizibilitetit vlerësohet në intervalin 58-62%, me një mesatare prej 60%, duke shënuar një përmirësim modest krahasuar me raportin e mëparshëm të shkurtit 2026, por ende larg nivelit mbi 70%, i konsideruar i nevojshëm për realizimin e plotë të objektivave deri në fund të mandatit.
Investimet publike mbeten hallka më e dobët

Një nga konkluzionet më kritike të raportit lidhet me mënyrën se si po realizohen investimet publike.

Sipas Polifakt dhe ALTAX, efikasiteti i shpenzimeve publike mbetet në nivele relativisht të ulëta, duke u vlerësuar mes 52% dhe 58%. Raporti argumenton se fondet publike planifikohen dhe kontratat nënshkruhen, por realizimi fizik i projekteve vijon të mbetet pas afateve të parashikuara.

Ky konstatim konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm në një periudhë kur investimet publike përfaqësojnë një nga instrumentet kryesore të nxitjes së rritjes ekonomike.

Diferenca të mëdha mes ministrive

Analiza evidenton se performanca nuk është e njëjtë në të gjitha institucionet.

Ministria e Mbrojtjes renditet si institucioni me rezultatin më të mirë, me një indeks prej rreth 67%, falë realizimit të objektivave që lidhen me buxhetin, bashkëpunimin me NATO-n dhe projektet strategjike.

Në anën tjetër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rezulton institucioni me performancën më të ulët, me një indeks prej rreth 53%, çka sipas raportit lidhet kryesisht me ritmin e ngadaltë të zbatimit të investimeve infrastrukturore.

Korrupsioni dhe integriteti institucional mbeten rreziqe

Raporti identifikon si një nga rreziqet më të mëdha rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe ndikimin që ato kanë mbi besueshmërinë institucionale.

Autorët argumentojnë se hetimet ndaj ish-zyrtarëve të lartë dhe mungesa e përmirësimit në treguesit ndërkombëtarë të perceptimit të korrupsionit vazhdojnë të ndikojnë negativisht jo vetëm në klimën e investimeve, por edhe në ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, veçanërisht për kapitujt që lidhen me shtetin e së drejtës.

Ku ka shënuar progres qeveria?

Megjithëse raporti është kritik ndaj ritmit të zbatimit, ai evidenton edhe një sërë zhvillimesh që konsiderohen arritje konkrete gjatë 300 ditëve të para të mandatit.

Ndër më të rëndësishmet përmenden rritja e buxhetit të mbrojtjes në 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke përmbushur standardin e NATO-s. Hapja e klasterëve të rinj negociues dhe mbyllja provizore e tre kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe ulja e borxhit publik në rreth 48.8% të PBB-së në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, janë sërish të cilësuara si përmbushje. Po kështu edhe shtimi i 156 MW kapacitet të ri fotovoltaik dhe nënshkrimi i marrëveshjes për linjën nënujore të interkonjeksionit elektrik Shqipëri-Itali, rritja rekord e turizmit, me 12.46 milionë vizitorë gjatë vitit 2025, dhe rritja e investimeve të huaja direkte dhe përmirësimi i të ardhurave buxhetore, të mbështetura nga turizmi, shërbimet dhe digjitalizimi.

Raporti i Polifakt, i mbështetur në analizat e Qendrës ALTAX, arrin në përfundimin se qeveria ka avancuar në krijimin e kuadrit ligjor dhe institucional për një pjesë të mirë të angazhimeve të saj. Megjithatë, sfida kryesore mbetet përshpejtimi i zbatimit të investimeve dhe reformave, në mënyrë që angazhimet politike të përkthehen në rezultate konkrete për ekonominë, biznesin dhe qytetarët.

Për autorët e raportit, hendeku mes planifikimit dhe realizimit praktik mbetet elementi që do të përcaktojë suksesin ose jo të programit qeverisës deri në fund të mandatit./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
"Rama 4" Altax Polifakt qeveria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

11:12 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

gazetar_211:12 - Korrik 15, 20260

Punëdhënësit paguan kontribute të sigurimit shëndetësor për 722,573 punonjës në prill 2025, por në regjistrin…

Raporti: Pas 300 ditësh, “Rama 4” ka realizuar vetëm 58-62% të objektivave

10:06 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

06:05 - Korrik 15, 2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

06:04 - Korrik 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:12 - Korrik 15, 2026

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

10:06 - Korrik 15, 2026

Raporti: Pas 300 ditësh, “Rama 4” ka realizuar vetëm 58-62% të objektivave

06:05 - Korrik 15, 2026

Banka Botërore: Shpenzimet mjekësore thellojnë varfërinë për 34.4% të familjeve më të varfra

ASML rrit parashikimin në 45 miliardë euro, bumi i AI-së shtyn kërkesën për çipa

12:00 - Korrik 15, 2026

Europa nuk di ende mjaftueshëm për teknologjinë, ku qëndron Shqipëria?

11:42 - Korrik 15, 2026

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

11:12 - Korrik 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter