Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BERZH dhe BE mbështesin ProCredit Bank Albania me një garanci prej 25 milionë eurosh për kreditimin e NVM-ve

17:21 - Korrik 14, 2026

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

15:41 - Korrik 14, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BERZH dhe BE mbështesin ProCredit Bank Albania me një garanci prej 25 milionë eurosh për kreditimin e NVM-ve

17:21 - Korrik 14, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po bashkëpunon me Bashkimin Evropian (BE) për të përmirësuar aksesin në financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Shqipëri.

Banka po i ofron ProCredit Bank Albania (ProCredit) një garanci deri në 25 milionë euro, për të mbështetur deri në 50 milionë euro kredi të reja. Sipas marrëveshjes, BERZH do të ofrojë një garanci që mbulon 50 për qind të riskut kreditor të një portofoli të ri kredish për NVM-të, me vlerë deri në 50 milionë euro.

Projekti përfshin gjithashtu një mbulim risku të humbjes së parë nga Bashkimi Evropian, përmes European Fund for Sustainable Development Plus (EFSD+), në kuadër të programit Growth4All për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Transaksioni është hartuar për të ofruar lehtësim kapitali për ProCredit Bank Albania, duke i mundësuar të përdorë likuiditet shtesë përmes kredidhënies së re dhe të zgjerojë financimin për bizneset në mbarë vendin. Ky është transaksioni i dytë i BERZH-it në Shqipëri për ndarjen e riskut të portofolit dhe zgjeron gamën e instrumenteve financiare në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat dhe përfshirjes financiare në vend.

Financimi do të synojë NVM-të në të gjithë Shqipërinë, me fokus të veçantë te segmentet më pak të mbështetura, përfshirë bizneset e drejtuara ose në pronësi të grave dhe sipërmarrësve të rinj, kompanitë që operojnë jashtë kryeqytetit, Tiranës, si dhe firmat aktive në sektorë jetikë si agrobiznesi dhe turizmi.

Në përputhje me qasjen e BERZH për Tranzicionin drejt Ekonomisë së Gjelbër (GET), 50 për qind e pjesës së portofolit të garantuar nga BERZH do t’u dedikohet investimeve të gjelbra, duke mbështetur bizneset që investojnë në efiçencën e energjisë dhe teknologji të tjera të qëndrueshme.

Projekti do të përfitojë gjithashtu nga një paketë bashkëpunimi teknik, e financuar nga BE në kuadër të EFSD+, për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e projektit dhe tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër.

Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH për Shqipërinë, tha: “NVM-të janë shtylla e ekonomisë shqiptare, por shumë prej tyre ende përballen me vështirësi në sigurimin e financimit të nevojshëm për t’u rritur. Pikërisht për këtë arsye, BERZH, në partneritet me BE, hartoi këtë instrument të ndarjes së riskut, i cili do të ndihmojë në mundësimin e kredive të reja për bizneset e vogla në mbarë vendin, duke mbështetur sipërmarrjen, inovacionin dhe krijimin e vendeve të punës. Njëkohësisht, do të nxisë më shumë investime në teknologji të gjelbra dhe praktika të qëndrueshme biznesi, duke kontribuar në një ekonomi më konkurruese dhe më të qëndrueshme.”

Silvio Gonzato, Ambasadori i BE në Shqipëri, tha: “Ekonomia shqiptare ndërtohet mbi suksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Rritja e tyre e vazhdueshme varet nga aksesi në financim dhe BE është krenare ta mbështesë atë përmes EFSD+. Ky fond promovon investimet e qëndrueshme duke ofruar një gamë instrumentesh të ndarjes së riskut në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Si ProCredit Bank ashtu edhe BERZH janë partnerë me përvojë të lartë dhe të besueshëm me një histori të fortë në mbështetjen e bizneseve shqiptare.”

Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Albania, tha: “Rritja e fortë dhe e qëndrueshme varet nga aftësia e NVM-ve për të investuar, inovuar dhe zgjeruar veprimtarinë e tyre. Përmes Programit të Ndarjes së Riskut të Portofolit, të zhvilluar me BERZH-in dhe të mbështetur nga BE, ne po rrisim aksesin në financim dhe po i ndihmojmë bizneset të rriten me besim. Duke mbështetur sipërmarrësit, dhe përmes tyre edhe krijimin e vendeve të punës e zinxhirët lokalë të vlerave, ky partneritet forcon sektorin privat shqiptar dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit. Jemi krenarë që vazhdojmë të mbështesim NVM-të si nxitës kryesorë të rritjes dhe inovacionit.”

ProCredit Bank Albania është një bankë e fokusuar te NVM-të, me ekspertizë në mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe në promovimin e investimeve të gjelbra dhe me efiçencë energjetike. Banka është në pronësi të plotë të ProCredit Holding, një grup bankar ndërkombëtar me seli në Gjermani dhe partner afatgjatë i BERZH-it.

BERZH është një ndër investitorët kryesorë institucionalë në Shqipëri dhe deri më sot ka investuar rreth 2.5 miliardë euro në vend, përmes më shumë se 180 projekteve.

Ekofin Media
Ekofin Media
berzh gjelber Gonzato tranzicioni
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BSH: Llogaritë e parasë elektronike u rritën 21%, fitimi i operatorëve tkurret me 607 milionë lekë në 2025

09:10 - Korrik 14, 2026

BERZH – BSH: Klima dhe gratë sipërmarrëse në qendër të reformave financiare

14:04 - Korrik 13, 2026

Çmimet e naftës rriten sërish, tensionet në Ngushticën e Hormuzit rikthejnë frikën për furnizimin global

10:56 - Korrik 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

gazetar_115:41 - Korrik 14, 20260

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve që operojnë në zonat me fluks të lartë turistik mund të aplikojnë…

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:08 - Korrik 14, 2026

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

11:00 - Korrik 14, 2026

Tregtia e paligjshme dhe kontrabanda, miliarda të humbura nga taksat dhe dëm për bizneset

10:59 - Korrik 14, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:41 - Korrik 14, 2026

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

11:08 - Korrik 14, 2026

Ndihma juridike falas zgjerohet, ja kush do të përfitojë

11:00 - Korrik 14, 2026

Projektvendimi, 323 profesione të rregulluara do të futen në një sistem të unifikuar

BERZH dhe BE mbështesin ProCredit Bank Albania me një garanci prej 25 milionë eurosh për kreditimin e NVM-ve

17:21 - Korrik 14, 2026

Tarifim i ri për ujin në zonat turistike? ERRU propozon çmime me blloqe për të frenuar konsumin e lartë

15:41 - Korrik 14, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter