Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozitive sa ajo në vitin që lamë pas, duke sjellë për rrjedhojë një prodhim më të ulët të energjisë.
Të dhënat nga bilanci i energjisë, të publikuara nga INSTAT tregojnë se ka një rritje të peshës së importeve në tremujorin e dytë të vitit me 75.2%. Sipas publikimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u ul me 2,2%.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 18,9%. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44,6%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 48,6% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 6,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit 2024 shënoi një rritjr mr 75,2%. Eksporti bruto i energjisë elektrike shënoi një rënie me 15.4%.
Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 2,3%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 2,1%”, tregojnë të dhënat e INSTAT.
