Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pasuria e Elon Musk tejkalon ekonominë e 174 vendeve, përfshirë Shqipërinë

23:02 - Korrik 1, 2026

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

23:00 - Korrik 1, 2026

Aksidenti në Tiranë-Durrës/ Çfarë të drejtash kanë qytetarët kur udhëtojnë me transport publik?

18:05 - Korrik 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

23:00 - Korrik 1, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pozicioni i Shqipërisë si vend pritës i samitit të NATO-s vitin e ardhshëm është vënë në dyshim për shkak të dështimit të vendit për të përmbushur objektivat kryesorë të shpenzimeve.

Euronews raportoi më herët se draft-përfundimet për samitin e NATO-s që mbahet javën e ardhshme në Ankara nuk përmendin mbajtjen e takimit të radhës në Shqipëri, pavarësisht se vendndodhja e samitit ishte njoftuar më parë.

Mospërfshirja e kësaj reference në deklaratën përfundimtare të samitit është një lëvizje e qëllimshme nga zyrtarët e NATO-s për të ushtruar presion ndaj Shqipërisë që të rrisë angazhimin.

Një burim i NATO-s konfirmoi të mërkurën se situata nuk ka ndryshuar dhe se aleanca po i dërgon një “mesazh të fortë” Tiranës se vendi mund ta humbasë rolin si pritës, nëse nuk “vepron dhe shpenzon më shumë”.

Vendet e NATO-s ranë dakord në samitin e vitit të kaluar në Hagë që të rrisin ndjeshëm shpenzimet në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Por me nivelin aktual të shpenzimeve prej rreth 1.49%, Tirana është ende larg edhe objektivit fillestar të NATO-s prej 2% për mbrojtjen, raporton Euronews.

Shqipëria nuk është e vetmja. Edhe Sllovenia dhe Çekia janë identifikuar si vende që nuk po mbajnë peshën e duhur në rritjen e mbrojtjes kolektive. Megjithëse të dyja u renditën në raportin e NATO-s për vitin 2025 mbi shpenzimet e secilit anëtar si vende që kishin arritur nivelin 2%, burime të NATO-s i thanë Euronews se këto shifra nuk ishin të sakta.

SHBA ka kritikuar aleatët që i sheh si të prapambetur në shpenzimet për mbrojtjen dhe kërkon prova se vendet janë në një rrugë “të besueshme” për të arritur objektivin 5% brenda afatit të rënë dakord.

Vendet evropiane nuk mund të vazhdojnë më të “përfitojnë pa kontribuar” nga arkitektura e mbrojtjes, u tha gazetarëve të mërkurën ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker, duke u ankuar për “përfitimin në kurriz të taksapaguesve amerikanë, siç ka ndodhur nga disa vende në aleancën e NATO-s”, tha Whitaker.

Të 32 aleatët do të mblidhen në Ankara për samitin vjetor të organizuar nga Turqia më 7-9 korrik. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi javën e kaluar se do të jetë i pranishëm, ashtu si edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në samit do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, së bashku me udhëheqësit e Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. /Përshtati nga Euronews, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
natos përfituesit samiti shba shpenzimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e shërbimit për qytetarët

17:50 - Korrik 1, 2026

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë në 2.5%, inflacioni pritet të kalojë përkohësisht mbi objektiv

16:24 - Korrik 1, 2026

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:31 - Korrik 1, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

gazetar_223:00 - Korrik 1, 20260

Pozicioni i Shqipërisë si vend pritës i samitit të NATO-s vitin e ardhshëm është vënë…

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e shërbimit për qytetarët

17:50 - Korrik 1, 2026

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë në 2.5%, inflacioni pritet të kalojë përkohësisht mbi objektiv

16:24 - Korrik 1, 2026

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:31 - Korrik 1, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:00 - Korrik 1, 2026

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

17:50 - Korrik 1, 2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës shkurton orarin e shërbimit për qytetarët

16:24 - Korrik 1, 2026

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë në 2.5%, inflacioni pritet të kalojë përkohësisht mbi objektiv

Pasuria e Elon Musk tejkalon ekonominë e 174 vendeve, përfshirë Shqipërinë

23:02 - Korrik 1, 2026

Euronews: Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, SHBA kritikon mospërmbushjen e shpenzimeve 5% të PBB-së

23:00 - Korrik 1, 2026

Aksidenti në Tiranë-Durrës/ Çfarë të drejtash kanë qytetarët kur udhëtojnë me transport publik?

18:05 - Korrik 1, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter