Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Visa prezanton zgjidhje me inteligjencë artificiale dhe monedha dixhitale për pagesat dhe zhvillimin e tregtisë

15:02 - Korrik 1, 2026

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:31 - Korrik 1, 2026

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:21 - Korrik 1, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Media gjermane: Pesë arsye pse Shqipëria meriton të jetë destinacioni juaj për pushime

10:54 - Qershor 30, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Me plazhe të mrekullueshme, ujëra të kristalta, peizazhe mahnitëse dhe çmime ende të përballueshme, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve evropianë.

Edhe pse vitet e fundit interesi për vendin është rritur ndjeshëm, në shumë vende ai vazhdon të konsiderohet ende një “perlë e fshehur”, ndaj kjo është një nga periudhat më të mira për të planifikuar një udhëtim.

Me rreth 360 kilometra vijë bregdetare, të shtrirë mes Malit të Zi dhe Greqisë, Shqipëria u ofron vizitorëve mundësinë, të shijojnë detin dhe malin pothuajse në të njëjtën kohë. 

Ujërat janë të ngrohta dhe të pastra, dhe vizitorët mund të eksplorojnë qytetet antike dhe parqet kombëtare – ndërsa kuzhina tradicionale është një tjetër arsye që e bën vendin tërheqës për turistët.

Shqipëria magjeps me disa nga plazhet më të bukura të Evropës – përgjatë deteve Adriatik dhe Jon 

Ndër plazhet me rërë dhe guralecë më të rekomanduara janë ato përgjatë Rivierës Shqiptare, në jug të Vlorës dhe në zonën turistike të Ksamilit.

Në Himarë do të gjeni shumë turistë që udhëtojnë në mënyrë të pavarur, të njohur si “backpackers”. 

Qyteti ofron bare plazhi ku mund të relaksoheni, restorante që shërbejnë peshk të freskët dhe specialitete vendase, ndërsa atraksioni kryesor mbetet plazhi i Gjipesë, një gji piktoresk me rërë, i rrethuar nga shkëmbinj të lartë, që krijojnë një panoramë mbresëlënëse.

Saranda është e njohur për shëtitoren buzë detit dhe klubet e shumta të plazhit. 

Prej saj mund të udhëtohet lehtësisht drejt ishullit grek të Korfuzit, i cili ndodhet shumë pranë. 

Gjithashtu, me autobus ose taksi mund të arrihet shpejt në Ksamil, ku vizitorët mund të shijojnë ujërat e kristalta, infrastrukturën e zhvilluar turistike dhe plazhet e organizuara. 

Në plazhin Bora Bora mund të shijohen kokteje në një platformë të ndërtuar mbi det, ndërsa në zonën përreth gjenden plazhe më të qeta dhe ishuj të vegjël që mund të vizitohen gjatë ditës.

Në skajin verior të vijës bregdetare ndodhet Durrësi, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. 

Ai ofron plazhe të gjera, gjire të bukura dhe një numër të madh hotelesh, ndërsa ndodhet vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, Tiranës.

Shqipëria ofron një larmi të jashtëzakonshme natyrore

lugina të thella, kullota alpine dhe vendbanime tradicionale barinjsh.

Një përshkrim i tillë të kujton pushimet në Alpe, por peizazhe të ngjashme mund të gjenden edhe në Shqipëri. 

Në Alpet Shqiptare, të njohura edhe si Bjeshkët e Nemuna, nuk do të gjeni kostume tradicionale bavareze, por natyrë të paprekur, liqene malore dhe shtigje të mrekullueshme për ecje.

Majat e maleve arrijnë deri në afro 2700 metra lartësi dhe ofrojnë pamje spektakolare. 

Në Shkodër vizitorët mund të akomodohen në bujtina mikpritëse, ku shërbehen gatime tradicionale shqiptare. 

Nga aty është vetëm një distancë e shkurtër deri te Liqeni i Shkodrës, të cilin Shqipëria e ndan me Malin e Zi.

Në jug të vendit ndodhet Syri i Kaltër, një burim natyror me ujë ngjyrë bruz dhe thellësi të konsiderueshme, i ushqyer nga burime nëntokësore. 

Turistët mund të ndjekin gjithashtu itinerarin ndërkombëtar të ecjes “Shtegu Dinarik”, i cili kalon nëpër peizazhe alpine të mrekullueshme.

Përveç natyrës së paprekur, Shqipëria ofron edhe një trashëgimi të pasur historike. 

Vizitorët mund të eksplorojnë qytetin antik të Butrintit, një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të rajonit, si dhe Beratin, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”. 

Ndërkohë, bunkerët e ndërtuar gjatë periudhës komuniste janë shndërruar sot në muze dhe qendra arti bashkëkohor, si Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 në Tiranë.

Shqipëria është ndër destinacionet më të përballueshme për pushime në Evropë

Një darkë në restorant nuk do ta rëndojë buxhetin tuaj, ashtu si edhe akomodimi pranë detit. 

Përgjatë bregdetit gjenden dhjetëra hotele familjare dhe bujtina, veçanërisht në Rivierën Shqiptare.

Meqenëse zhvillimi i turizmit ka marrë hov vetëm vitet e fundit, shumë prej objekteve akomoduese, janë moderne dhe të mirëmbajtura. 

Edhe pse gjatë muajve korrik dhe gusht çmimet mund të rriten disi, pushimet në Shqipëri mbeten dukshëm, më ekonomike se në shumë vende të tjera evropiane.

Çmimet e favorshme e bëjnë Shqipërinë një nga destinacionet më tërheqëse, për ata që kërkojnë pushime cilësore pa shpenzuar shumë. 

Pikërisht për këtë arsye, media gjermane rekomandon që vendi të vizitohet tani, ndërsa vazhdon të jetë një nga destinacionet më ekonomike në Evropë.

Shqipëria është lehtësisht e arritshme

Fluturime direkte dhe procedura të thjeshta hyrjeje

Nga disa aeroporte të Gjermanisë ofrohen fluturime direkte drejt Tiranës, të cilat zgjasin rreth dy orë.

Edhe udhëtimi me automjet privat është një alternativë. 

Nga Mynihu deri në Tiranë nevojiten rreth 16 orë. 

Një mundësi tjetër është udhëtimi me traget nga qyteti italian i Barit, në të cilin mund të arrihet lehtësisht edhe me tren.

Për të eksploruar vendin rekomandohet marrja me qira e një automjeti. 

Edhe procedurat e hyrjes janë të thjeshta. 

Shtetasit gjermanë nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Shqipëri. 

Për ata që udhëtojnë direkt nga Gjermania nuk kërkohen vaksina të detyrueshme. 

Gjithashtu, Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt për turistët, duke e bërë atë një destinacion edhe më tërheqës.

Shqipëria të fton të shijosh një kuzhinë të pasur dhe autentike

Gatime tradicionale që nuk duhen humbur

Nëse ushqimi është një pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja, Shqipëria është një destinacion që nuk zhgënjen.

Kuzhina tradicionale shqiptare është ndikuar nga vendet fqinje të Ballkanit dhe Mesdheut. 

Vizitorët mund të provojnë byrekun e mbushur me mish, djathë ose spinaq.

Po aq të njohura janë pjatat e bollshme me mish të pjekur në skarë, peshku i freskët përgjatë bregdetit dhe tava e kosit, një nga gatimet më karakteristike shqiptare, e përgatitur me mish qengji dhe kos.

Sipas traditës, një gotë raki shoqëron shpesh fundin e vaktit, ndërsa bakllavaja, ëmbëlsira me petë dhe mjaltë, është gjithashtu pjesë e kuzhinës shqiptare.

Afërsia me Italinë reflektohet edhe në ofertën e pasur të picave dhe pastave cilësore. 

Përgjatë bregdetit gjenden shumë restorante që, krahas kuzhinës tradicionale, ofrojnë edhe gatime ndërkombëtare për turistët.

Një nga karakteristikat që lë më shumë përshtypje te vizitorët është mikpritja e shqiptarëve. 

Kjo reflektohet jo vetëm në mënyrën se si priten turistët, por edhe në porcionet bujare që shërbehen në restorante. 

Për këdo që dëshiron të shijojë kuzhinën autentike ballkanike me çmime të arsyeshme, Shqipëria mbetet një zgjedhje ideale./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
arsye destinacioni media gjermane pushime shqipëria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

12:22 - Korrik 1, 2026

4.5 milionë udhëtime në një vit, shqiptarët preferuan pushimet dhe udhëtimet jashtë vendit

11:14 - Qershor 30, 2026

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

gazetar_113:31 - Korrik 1, 20260

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim dhe miratim Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2026-2030, një dokument…

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:21 - Korrik 1, 2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

11:17 - Korrik 1, 2026

Reforma e tregut bujqësor nis nga kontratat: Ligji i ri synon më shumë transparencë dhe mbrojtje për fermerët

11:03 - Korrik 1, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:31 - Korrik 1, 2026

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:21 - Korrik 1, 2026

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

11:17 - Korrik 1, 2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

Visa prezanton zgjidhje me inteligjencë artificiale dhe monedha dixhitale për pagesat dhe zhvillimin e tregtisë

15:02 - Korrik 1, 2026

Nga remitancat te investimet, strategjia e re synon një rol të ri për diasporën shqiptare

13:31 - Korrik 1, 2026

Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

13:21 - Korrik 1, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter