Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bordet e shoqërive shtetërore do të kenë përfaqësues të pavarur, jopolitikë

18:11 - Qershor 26, 2026

Qeveria miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

16:48 - Qershor 26, 2026

Miratohet indeksimi i pensioneve me 2,7%, nis nga 1 korriku 2026

16:45 - Qershor 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

16:48 - Qershor 26, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot kuotat për 300 kredi të buta për strehimin e punonjësve të administratës publike.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Qeveria vijon të zbatojë çdo vit politika mbështetëse për strehimin e kategorive të veçanta të administratës publike.

“Çdo vit kemi aplikuar politika për strehimin e disa kategorive të punonjësve dhe sot miratuam kuotat për 300 kredi të buta, të cilat do të jepen me normë interesi zero për kategori të caktuara të administratës publike”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, ato janë ndarë në 70 kuota për punonjësit e Policisë së Shtetit; 20 kuota për punonjësit e Policisë së Burgjeve; 70 kuota për mësuesit; 70 kuota për mjekët dhe infermierët dhe 70 kuota për ushtarakët.

“Në total do të jepen 300 kredi të buta, ndërsa normat e interesit do të subvencionohen plotësisht nga buxheti i shtetit, duke bërë që përfituesit të marrin kredi me interes 0%”, tha Ibrahimaj.

Më herët, ekofin.al raportoi se vendimi synon të mbështesë nëpunësit civilë dhe punonjësit e institucioneve publike që nuk disponojnë banesë ose ndodhen në kushte të vështira strehimi, duke u krijuar mundësinë të blejnë një banesë përmes një kredie pa kosto interesi.

Projektvendimi ka pësuar disa ndryshime dhe është diskutuar gjerësisht, por së fundmi janë propozuar kuota vetëm për 4 ministri.

Relacioni shpjegues argumenton se kjo shpërndarje është bërë mbi bazën e numrit të aplikimeve të regjistruara ndër vite.

Përzgjedhja e përfituesve, ashtu si edhe vitet e tjera, do të jetë  përmes një sistemi pikëzimi. Prioritet do të kenë punonjësit që nuk zotërojnë banesë në pronësi, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familjet që kanë humbur banesën për shkak të vendimeve gjyqësore ose investimeve publike, si edhe kategori të caktuara sociale dhe familjare. Në vlerësim do të peshojnë gjithashtu vjetërsia në administratë dhe niveli i pagës, ndërsa për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë parashikuar kritere specifike, të përshtatura me karakteristikat e personelit të tyre. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bute delina ibrahimaj interesit kredi subvencioni
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bordet e shoqërive shtetërore do të kenë përfaqësues të pavarur, jopolitikë

18:11 - Qershor 26, 2026

Miratohet indeksimi i pensioneve me 2,7%, nis nga 1 korriku 2026

16:45 - Qershor 26, 2026

Të ardhurat nga qiradhënia në 2025 ishin 221 milionë lekë, AAPSK: Fondet po mbështesin drejtësinë

14:23 - Qershor 26, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bordet e shoqërive shtetërore do të kenë përfaqësues të pavarur, jopolitikë

gazetar_218:11 - Qershor 26, 20260

Këshilli i Ministrave miratoi sot dy projektvendime që lidhen me procesin e integrimit evropian, rritjen…

Qeveria miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

16:48 - Qershor 26, 2026

Miratohet indeksimi i pensioneve me 2,7%, nis nga 1 korriku 2026

16:45 - Qershor 26, 2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi, Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

14:02 - Qershor 26, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:11 - Qershor 26, 2026

Bordet e shoqërive shtetërore do të kenë përfaqësues të pavarur, jopolitikë

16:48 - Qershor 26, 2026

Qeveria miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

16:45 - Qershor 26, 2026

Miratohet indeksimi i pensioneve me 2,7%, nis nga 1 korriku 2026

Bordet e shoqërive shtetërore do të kenë përfaqësues të pavarur, jopolitikë

18:11 - Qershor 26, 2026

Qeveria miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

16:48 - Qershor 26, 2026

Miratohet indeksimi i pensioneve me 2,7%, nis nga 1 korriku 2026

16:45 - Qershor 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter