Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

TIA welcomes FlyOne Armenia and restores the direct connection with Yerevan

17:08 - Qershor 22, 2026

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

17:07 - Qershor 22, 2026

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

15:49 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Jet Bank prezantoi zyrtarisht nisjen e operimit dhe aplikacionin e saj, duke shënuar një moment historik për sektorin financiar shqiptar si banka e parë 100% digjitale në vend.

Në eventin e organizuar në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, sektorit bankar, partnerëve ndërkombëtarë, medias dhe drejtuesve të Jet Bank, u prezantuan vizioni, teknologjia dhe standardi i ri që banka synon të sjellë në transformimin e sektorit financiar shqiptar. Diskutimet u fokusuan në rolin e digjitalizimit në zhvillimin e ekonomisë dhe modernizimin e shërbimeve financiare, duke i bërë ato më të shpejta, më transparente dhe më të sigurta për qytetarët.

Pas marrjes së licencës së plotë nga Banka e Shqipërisë në mars 2026 dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si Backbase, Mastercard, Amazon, Oracle, Microsoft Azure, Jumio, Facilization dhe të tjerë, Jet Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri me hapjen graduale të llogarive. Në këtë fazë të parë, personat e regjistruar në listën e pritjes do të marrin ftesa përmes emailit për të aktivizuar llogaritë e tyre dhe për të nisur përdorimin e shërbimeve të bankës. Ky proces do t’i mundësojë Jet Bank të garantojë një eksperiencë sa më cilësore për klientët e parë, ndërsa aksesi do të zgjerohet progresivisht në të gjithë vendin.

Në fjalën e saj përshëndetëse, CEO e Jet Bank, znj. Fatbardha Rino, e cilësoi ardhjen e bankës së parë 100% digjitale si një moment që shqiptarët e kanë pritur dhe për të cilin Shqipëria është gati. “Jet Bank erdhi në Shqipëri sepse ne besuam tek potenciali i këtij vendi. Besuam tek energjia e shqiptarëve, tek brezi i ri dhe tek sipërmarrësit. Jet Bank është rezultat i një bashkimi vizionesh: i investitorëve që panë mundësi aty ku të tjerët panë vështirësi, i partnerëve ndërkombëtarë të teknologjisë që po ndërtojnë të ardhmen e sektorit financiar në Europë dhe i një ekipi profesionistësh shqiptarë. Besimi i investitorëve, partnerëve, ekipit dhe i mijëra shqiptarëve që u regjistruan në platformën tonë para se produkti të dilte në treg është privilegji dhe përgjegjësia jonë më e madhe. Ne nuk premtojmë të jemi banka më e madhe, por banka më e thjeshtë, që do t’u kthejë njerëzve pasurinë e tyre më të çmuar: kohën dhe lirinë në menaxhimin e financave”, tha znj. Rino. Gjatë prezantimit të aplikacionit, ajo theksoi se Jet Bank synon të kujtohet jo vetëm si banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, por si institucioni që ndryshoi pritshmëritë e shqiptarëve dhe hapi një kapitull të ri për sektorin bankar në vend.

Të pranishëm në event ishin ish-anëtari i Parlamentit Britanik dhe miku i shqiptarëve, z. John Grogan, si dhe Ambasadori i Anglisë në Shqipëri z. Nicholas Abbott, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij investimi inovativ për sistemin bankar shqiptar, si një tjetër urë bashkëpunimi mes vendeve.

Nga trupi diplomatik në vend, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Z. Reinout Vos,

Në emër të partnerëve ndërkombëtarë, Zëvendëspresidenti Ekzekutiv për Europën Juglindore në Mastercard, Bartosz Ciołkowski, ndau vizionin e kompanisë për të ardhmen e pagesave dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi në ndërtimin e një sistemi financiar tërësisht digjital në Shqipëri.

Lançimi i Jet Bank vjen në një moment kur Shqipëria po avancon drejt digjitalizimit të ekonomisë dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian në sektorin financiar. Në këtë kontekst, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat në përshpejtimin e transformimit digjital të vendit. Interesi për Jet Bank ka qenë i jashtëzakonshëm edhe përpara nisjes së operimit. Mbi 70,000 qytetarë janë regjistruar në listën e pritjes, ndërsa më shumë se 500 persona kanë testuar platformën gjatë muajve të fundit, duke ndihmuar në permirësimin e përvojës vazhdimisht.

Me një model operimi tërësisht digjital, teknologji të avancuar dhe partneritete strategjike ndërkombëtare, Jet Bank nuk është më një e ardhme e premtuar, por standardi i të ardhmes së shërbimeve bankare që po ndodh sot në Shqipëri.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka digjitale Jet bank Operimin shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Jet Bank officially launches operations in Albania as the first 100% digital bank

13:52 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

gazetar_115:31 - Qershor 22, 20260

17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea…

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:31 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

13:12 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

10:49 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

TIA welcomes FlyOne Armenia and restores the direct connection with Yerevan

17:08 - Qershor 22, 2026

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

17:07 - Qershor 22, 2026

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

15:49 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter