Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria vijon të përballet me një nga format më të ndjeshme të emigracionit: largimin e profesionistëve. Raporti i European Training Foundation “Aftësitë dhe migracioni në tregjet e punës në ndryshim” e trajton këtë fenomen jo vetëm si “ikjen e trurit”, por edhe si një mundësi të kushtëzuar për “kthimin e trurit”, nëse vendi arrin të përdorë dijet, përvojën dhe rrjetet profesionale të shqiptarëve që kthehen nga jashtë.

Sipas raportit, Shqipëria është ndër vendet me normat më të larta të emigrimit të personave të kualifikuar. Pjesa e personave me arsim të lartë që kanë emigruar arrin në 31.3%, ndërsa diaspora shkencore shqiptare, e përbërë nga mbajtës doktorature dhe studentë doktorature jashtë vendit, vlerësohet në rreth 2,500 individë. Kjo përfaqëson afërsisht 40% të të gjithë shqiptarëve me doktoraturë. Aktualisht, më shumë se 11,000 studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendit, ndërsa mbi 90% e tyre refuzojnë të kthehen në Shqipëri.

Në rastin studimor të bazuar në 15 intervista të thelluara me migrantë shqiptarë të kualifikuar, të kthyer nga vende më të zhvilluara analizohet mënyra se si këta profesionistë përpiqen të përdorin në Shqipëri kapitalin profesional, social dhe kulturor të fituar jashtë, por edhe pengesat që hasin pas kthimit. Gjetja kryesore është se kthimi nuk përkthehet automatikisht në përfitim për vendin. Ai mund të kthehet në zhvillim vetëm kur institucionet, tregu i punës dhe sektori privat janë në gjendje të njohin dhe të përdorin aftësitë e të kthyerve.

Raporti thekson se rezultatet e kthimit ndryshojnë shumë sipas sektorit. Profesionistët e teknologjisë, sipërmarrësit dhe ata që punojnë në ekonomi digjitale kanë më shumë mundësi të përdorin aftësitë e tyre, pasi mund të punojnë me tregje të huaja, të ruajnë lidhjet profesionale ndërkombëtare dhe të ndërtojnë aktivitet nga Shqipëria. Ndërkohë, akademikët, punonjësit kulturorë dhe aktorët e shoqërisë civile përballen më shpesh me pengesa institucionale, kultura organizative të ngurta, mungesë njohjeje të kualifikimeve të fituara jashtë dhe pak hapësirë për inovacion.

Për këtë arsye, raporti e zhvendos debatin nga ideja e thjeshtë “të kthehen profesionistët” te pyetja më e rëndësishme: çfarë ndodh pasi ata kthehen. Nëse aftësitë e tyre nuk njihen, nëse rekrutimi nuk është transparent dhe nëse institucionet nuk janë të hapura ndaj përvojës ndërkombëtare, kthimi mund të prodhojë “brain waste”, pra humbje të dytë të kapitalit njerëzor. Në këto raste, profesionistët mund të mbeten të nënshfrytëzuar, të zhvendosen në punë jashtë profilit ose të emigrojnë sërish.

Mesazhi është se Shqipëria duhet të kalojë nga logjika e kthimit fizik te logjika e qarkullimit të trurit. Kjo do të thotë se shqiptarët e kualifikuar jashtë vendit mund të kontribuojnë edhe pa u kthyer përgjithmonë, përmes punës në distancë, mentorimit, kërkimit shkencor të përbashkët, investimeve, sipërmarrjes, mësimdhënies së përkohshme apo lidhjeve me universitete dhe institucione vendase.

Raporti rekomandon që Shqipëria të ndërtojë mekanizma më të fortë për njohjen e diplomave, kualifikimeve dhe përvojës së fituar jashtë vendit. Pa këtë hallkë, një pjesë e madhe e kapitalit njerëzor që kthehet rrezikon të mbetet i papërdorur ose të përdoret vetëm pjesërisht.

Po kështu studimi bën thirrje për rekrutimin meritokratik, veçanërisht në administratë publike, universitete dhe institucione kërkimore. Raporti nënvizon nevojën për procedura transparente, konkurse të hapura dhe kritere të qarta, në mënyrë që profesionistët e kthyer të mos përballen me barriera informale apo me kultura institucionale të mbyllura.

Nga ana tjetër për të kthyer migrimin në zhvillim, Shqipëria duhet gjithashtu të krijojë platforma të strukturuara për angazhimin e diasporës dhe të të kthyerve. Këto platforma mund të lidhin profesionistët shqiptarë jashtë me universitetet, bizneset, institucionet publike, inkubatorët e sipërmarrjes dhe pushtetin vendor.

Raporti rekomandon edhe mbështetje më të koordinuar për sipërmarrjen e të kthyerve, sidomos për ata që sjellin përvojë ndërkombëtare, teknologji, modele të reja pune dhe lidhje me tregje të huaja. Kjo kërkon akses më të mirë në financim, këshillim, rrjete biznesi dhe politika që mbështesin punën transnacionale./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
administrata publike brain drain kthimi profesionistët teknologjia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026

Internet i hapur për të gjithë, AKEP miraton kuadrin e ri rregullator

06:00 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

gazetar_206:10 - Qershor 10, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një nga format më të ndjeshme të emigracionit: largimin e…

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026

Internet i hapur për të gjithë, AKEP miraton kuadrin e ri rregullator

06:00 - Qershor 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:10 - Qershor 10, 2026

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:07 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:01 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter