Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë gjatë vitit 2026, Shqipëria vijon të mbajë pozicionin më problematik në rajon sa i përket konkurrencës në treg dhe nivelit të çmimeve të produkteve të markave ndërkombëtare. Të dhënat më të fundit të Indeksit të Konkurrencës në Treg MCI (Market Competitiveness Index), që mat devijimin e çmimeve, të zhveshura nga TVSH, nga standardi i Bashkimit Evropian, tregojnë se vendi mbetet me diferencën më të lartë të çmimeve krahasuar me rajonin.

Për ekofin.al këto të dhëna u siguruan nga studiuesi i fushës, Ilir Ciko.

Sipas studimit, Shqipëria ka zbritur nga 89 pikë në vitin 2025 në 83 pikë në vitin 2026. Megjithatë, kjo rënie nuk ka qenë e mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga pozicioni i fundit në rajon. Në praktikë, kjo do të thotë se produktet e të njëjtave kompani shumëkombëshe vazhdojnë të tregtohen në Shqipëri me çmime ndjeshëm më të larta se sa në tregjet e Bashkimit Evropian.

Nëse një produkt shitet me 100 euro në tregun evropian, në Shqipëri ai mund të kushtojë mesatarisht 83% më shumë, e për kategori mallrash, edhe mbi dyfishin, një diferencë që dëshmon probleme të vazhdueshme me nivelin e konkurrencës, strukturën e tregut dhe fuqinë negociuese të konsumatorëve.

Rajoni po afrohet me Evropën, Shqipëria mbetet larg

Ndërsa shumica e vendeve të rajonit kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt harmonizimit të çmimeve me standardet evropiane, Shqipëria vijon të ecë me ritme më të ngadalta.

Përmirësimin më të lartë këtë vit e ka shënuar Mali i Zi, i cili ka ulur indeksin nga 60 në vetëm 32 pikë. Praktikisht, vendi ka përgjysmuar diferencën e çmimeve ndaj Bashkimit Evropian brenda një viti, duke dëshmuar një rritje të ndjeshme të konkurrencës në treg.

Një tjetër shembull domethënës vjen nga Greqia. Nga 15 pikë në vitin 2025, ajo ka kaluar në zero pikë në vitin 2026, duke arritur harmonizim të plotë me mesataren e çmimeve të BE-së. Kjo e vendos ekonominë greke si modelin më të afërt të integrimit të tregut me standardet evropiane.

Kosova gjithashtu ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj, duke ulur indeksin nga 37 në 29 pikë. Serbia ka zbritur nga 23 në 19 pikë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm të ulët, duke kaluar nga 25 në 24 pikë.

Maqedonia e Veriut, i vetmi vend në përkeqësim

Në kontrast me trendin rajonal, Maqedonia e Veriut rezulton i vetmi vend që ka shënuar rritje të devijimit të çmimeve. Indeksi i saj është rritur nga 46 në 49 pikë, duke treguar se produktet e kompanive ndërkombëtare janë bërë relativisht pak më të shtrenjta se vjet, krahasuar me tregun evropian.
Ky zhvillim sinjalizon një dobësim të konkurrencës ose një rritje të kostove që janë reflektuar drejtpërdrejt te konsumatori.

Ukraina dhe Kroacia nisin me performancë të fortë

Për herë të parë në indeks janë përfshirë Ukraina dhe Kroacia. Të dy vendet regjistrojnë vetëm 8 pikë devijim nga çmimet e Bashkimit Evropian, duke u renditur ndër tregjet më konkurruese të grupit të analizuar.

Rezultati tregon se konsumatorët në këto vende paguajnë çmime shumë pranë standardeve evropiane, pavarësisht sfidave ekonomike dhe gjeopolitike që veçanërisht Ukraina ka përjetuar vitet e fundit.

Çfarë tregon rezultati për Shqipërinë?

Megjithëse indeksi ka shënuar një ulje prej 6 pikësh, diferenca me vendet e tjera mbetet shumë e madhe. Shqipëria ka një nivel devijimi gati tre herë më të lartë se Kosova, më shumë se katër herë më të lartë se Serbia dhe mbi dhjetë herë më të lartë se Kroacia apo Ukraina.

Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e konkurrencës në tregje të caktuara, strukturën e importeve, përqendrimin e operatorëve ekonomikë dhe abuzimin me cmimin, si dhe dobësitë e theksuara të mekanizmave të mbrojtjes së konsumatorit. Për konsumatorin shqiptar, rezultati përkthehet në një realitet të thjeshtë: për shumë produkte të njëjta dhe nga të njëjtat kompani ndërkombëtare, pagesa vijon të jetë dukshëm më e lartë sesa në pjesën më të madhe të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Ndërsa vendet fqinje po afrohen me standardet e tregut evropian, Shqipëria vazhdon të mbetet rasti më problematik në Ballkan për sa i përket diferencave të çmimeve, duke e bërë konkurrencën një nga sfidat më të mëdha të ekonomisë dhe mirëqenies së konsumatorëve. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
evropiane produktet shqipëria tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026

Italianët e Lutech zgjerojnë praninë në Shqipëri, Ibrahimaj: Synojmë të kthehemi në qendër rajonale të inovacionit

15:31 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

13:10 - Qershor 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

gazetar_215:34 - Qershor 5, 20260

Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës…

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

13:10 - Qershor 5, 2026

Shtrëngohen filtrat për lejet mjedisore për industrinë, fund epokës së vetëdeklarimeve

13:09 - Qershor 5, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:34 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

14:47 - Qershor 5, 2026

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

13:10 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter