Luledielli e cilësuar si një nga produktet me vlera të mëdha ushqimore ishte dikur një nga kulturat që zinte sipërfaqe të konsiderueshme në fushat e Myzeqesë, por pas viteve 90 fermerët humbën interesin për ta kultivuar.
Kohët e fundit po vihet edhe fakti se shumë fermer që më përpara kanë kultivuar grurë po i mbjellin tani tokat e tyre me luledielli pasi thonë se fitojnë më shumë.
Të dhënat pranë drejtorisë së bujqësisë në Lushnje tregon se sipërfaqja e kultivuar këtë vit me luledielli ka shkuar deri në 300 hektarë, duke u katërfishuar.
Fermerët i kërkojnë sakaq Ministrisë së Bujqësisë ta fusë këtë kulturë në skemat e subvencionimit.
