Belgjika ka përgatitur ndryshime në Ligjin për Qarkullimin Rrugor, i cili do të jetë aktiv nga 1 shtatori.
Këtu vlen të përmendet edhe gjoba për të gjithë pasagjerët në mjet nëse vetëm njëri prej tyre nuk ka vendosur rripin e sigurimit.
Në thelb, një person i palidhur do të paguajë 100 euro, por shoferi dhe pasagjerët e tjerë në automjet paguajnë të njëjtën shumë, edhe nëse janë të lidhur.
Përveç kësaj, të gjithë personat në veturë do të paguajnë 150 euro nëse pasagjeri që nuk është i lidhur me rrip është një fëmijë!
