Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Eurobondi dhe kredia për OSHEE, BSH stimulon pjesëmarrjen e bankave

11:00 - Nëntor 18, 2021 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërsa Qeveria ka çelur emetimin e Eurobondit, për të marrë një borxh të ri me vlerë 700 milionë euro, Banka e Shqipërisë i ka paraprirë daljes në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar kushte favorizuese për bankat tregtare në vend për të blerë borxhin e Qeverisë në monedhë të huaj.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë kërkon të lehtësojë bankat tregtare në procedurën e dhënies së kredisë, përsëri në monedhë të huaj, ndaj operatorit të energjisë OSHEE, duke përdorur në këtë rast garancinë sovrane të miratuar nga Qeveria disa javë më parë.

Në një vendim qarkullues, pra të marrë jashtë rradhe, nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, realizohen ndryshimet përkatëse në Rregulloren e Mjaftueshmërisë së kapitalit. Këto ndryshime janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. EkoFin publikon më poshtë vendimin e plotë të Bankës së Shqipërisë:

VENDIM QARKULLUES Nr. 54, datë 9.11.2021

PËR  DISA NDRYSHIME NË RREGULLOREN “PËR RAPORTIN E MJAFTUESHMËRISË SË KAPITALIT”

Në  bazë  dhe  për  zbatim  të  nenit  12,  shkronja “a”, dhe nenit 43, shkronja “c”,të  ligjit  nr.  8269, datë   23.12.1997,“Për  Bankën  e  Shqipërisë”,  i ndryshuar; të nenit 58, shkronjat “a”, “b”, “c” dhe të   nenit   60,   pika   2,të   ligjit   nr.9662,   datë 18.12.2006,“Për  bankat  në  Republikën  e Shqipërisë”,  i ndryshuar;  me  propozim  të Departamentit të Mbikëqyrjes, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë

VENDOSI:

1.   Në   rregulloren   “Për   raportin   e mjaftueshmërisë  së  kapitalit”,  miratuar  me vendimin   e   Këshillit   Mbikëqyrës   nr.   48,   datë 31.7.2013,   e   ndryshuar,   të   bëhet   ndryshimi   i mëposhtëm:

a)  Në  nenin  198/1,  paragrafi  ekzistues  bëhet pika  1,  si  dhe  shtohen  pikat  2,  3  dhe  4    me përmbajtjen e mëposhtme:

“2. Përjashtimisht nga përcaktimi i nenit 12, pika 2,të kësaj rregulloreje, bankat ponderojnë me 0% titujt e borxhit të qeverisë shqiptare në monedhë të huaj, të emetuar gjatë vitit 2021.

3. Përjashtimisht nga përcaktimi i nenit 14, pika 1,të kësaj rregulloreje, bankat ponderojnë me 0% ekspozimetnë formën e kredisë në monedhë të huaj të akorduar gjatë vitit 2021 ndaj  Operatorit   të   Shpërndarjes   së   Energjisë Elektrike   sh.a.,   të   garantuar   plotësisht   nga   qeveria shqiptare.

4. Dispozitat e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3,të këtij  neni,  do  të  zbatohen  deri  në  maturimin  e  këtyre ekspozimeve.”

2.  Ngarkohen  bankat  e  licencuara  nga  Banka  e Shqipërisë me zbatimin e këtij vendimi.

3.  Ngarkohen  Departamenti  i  Mbikëqyrjes  dhe Departamenti i Statistikave Financiare për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

4.   Ngarkohen   Kabineti   i   Guvernatorit   dhe Departamenti  i  Kërkimeve  me  publikimin  e  këtij vendimi,   përkatësisht   në   Fletoren   Zyrtare   të Republikës së Shqipërisë dhe në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë bankat borxhi eurobondi oshee
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

gazetar_217:12 - Korrik 20, 20260

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të…

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror në qershor

13:08 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:12 - Korrik 20, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

15:07 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

13:27 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

BSH bleu rreth 140 milionë euro në 3-mujorin e parë 2026 për të frenuar zhvlerësimin

15:07 - Korrik 20, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter