Në kulmin e sezonit turistik fluksi i hyrje daljeve në pikat kufitare është rritur duke shtuar ritmin e punës së punonjësve të Doganës në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin.
Fluksi më i lartë është në Doganën e Durrësit, Vlorës dhe atë të Sarandës, por edhe në pikat e kalimit kufitar tokësor si ato në Shkodër, Muriqan e Hani i Hotit, apo në juglindje të vendit, Kapshticë, Kakavijë, në Morinë etj., me mijëra qytetarë i drejtohen Shqipërisë në këto ditë të nxehta vere, me destinacion kryesisht bregdetin.
Autoritetet bëjnë të ditur se po punojnë me kapacitete të shtuara me qëllim shmangien e vonesave.
Autoritetet në vend kanë bërë të ditur se kanë marrë masat për përballimin e fluksit në rritje të turistëve. Këtë vit, sipas tyre, priten mbi 14 milionë turistë, ndërsa vitin e shkuar vizituan vendin mbi 10.1 milionë turistë.
Ekofin
