Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Çmimet e naftës, Rama: Po hoqëm taksën e qarkullimit, shoferët do e paguajnë 4-fish

18:02 - Mars 31, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përmes krijimit të kompanisë shtetërore të naftës do të bëhet një transformim i thellë i aktivitetit në tregun e hidrokarbureve, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste të Njësisë 7 në Tiranë, Rama u ndal te rritja e çmimit të naftës, si rezultat i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur për strukturën e çmimit të naftës, Rama sqaroi se nëse heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës çmimi do të bjerë, por të gjithë ata që kanë një automjet do të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që paguajnë sot.

Ndërkohë, Rama theksoi se ata që paguajnë sot më shumë janë ata që shpenzojnë më shumë naftë për qarkullim, pra ndotësit më të mëdhenj të ambientit.

“Përtej kësaj ne kemi marrë përsipër të bëjmë një transformim të thellë të të gjithë mënyrës se si zhvillohet aktiviteti në tregun e naftës, duke krijuar një kompani publike që do të marrë përsipër të garantojë rezervën strategjike të naftës. Rezervat strategjike janë shumë të rëndësishme pasi nuk mund të rrezikojmë të mbetemi pa naftë në një kohë të caktuar”, tha Rama.

Rama sqaroi se kjo kompani publike do të jetë edhe furnizuese e naftës dhe do të ndikojë në çmimin e naftës duke mbajtur anën e konsumatorëve, jo të distributorëve.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se “është krijuar një kompani e përbashkët publike me Emiratet e Bashkuara që ka zëvendësuar disa nga praktikat koncesionare që ne trashëguam”.

“Njëra ka të bëjë me pullat fiskale dhe një tjetër për markimin e naftës, që ishin dështime. Por markimi i naftës ka shumë rëndësi për të mos lejuar të futet në rrjet naftë kontrabandë. Shumë shpejt ne do të fusim një produkt shumë të fortë që do të jetë i pamundur të shmanget dhe manipulohet”, tha Rama.

Ndërkohë, sipas tij, tjetër zonë gri e hapësirës së tregtimit të naftës është nafta tranzit, e cila rrezikon të futet kontrabandë.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama emiratet e bashkuara kompania shteterore markimi nafta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

gazetar_217:20 - Qershor 4, 20260

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik Dokumentin e Politikave për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla…

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

16:46 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:16 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

Strategjia e re për biznesin, synohet rritja e eksporteve, produktivitetit dhe inovacionit

17:20 - Qershor 4, 2026

Strategjia Industriale 2026–2030: Shqipëria kërkon të dalë nga modeli i ekonomisë me vlerë të ulët

16:46 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter