Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

12:22 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministri i Bujqësisë: Ja si do shpërndahen 5.2 miliardë lekë për fermerët përmes skemës kombëtare

11:10 - Mars 31, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria shqiptare miratoi dje me vendim të Këshillit të Ministrave, skemën kombëtare mbështetëse për fermerët për vitin 2026, duke synuar mbështetjen e investimeve bujqësore në të gjithë vendin.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një konference për mediat, tha sot se skema është ndërtuar pas një procesi të gjerë konsultimi me fermerët në të gjithë territorin.

“Është një skemë që ne e kemi konsoliduar së bashku me fermerët në të gjithë territorin, kemi pasur një dëgjesë me ta, 23 takime në 12 qarqe të Shqipërisë dhe kemi vendosur së bashku me stafin se kush janë pikat, për atë që kemi dëgjuar realisht nga fermerët, duke e përshtatur atë me buxhetin e akorduar nga qeveria shqiptare, një buxhet prej 5.2 milionë lekë”, tha ai.

Salla sqaroi se mbështetja përfshin investime në sera, pemë frutorë, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, linja për përpunimin e produkteve, akuakulturë detare dhe agroturizëm.

Ai bëri të ditur se për fermerët e rinj, do të hapen thirrje për grant prej 10 mijë eurosh, kryesisht në sektorin e blegtorisë.

Sa i përket ndërtimit të staneve për blegtorët, Salla tha se “do të ketë një grant diku tek 3 milionë lekë”, teksa shtoi se “për pajisje makineri bujqësore do të mbështeten me grant 500 mijë lekë, ku përfshihen të gjithë tankerat për ruajtjen e qumështit dhe vajin e ullirit”.

Salla tha se prioritete do të ketë edhe në blegtori.

“Në gjedhë nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë. Për të imtat nga 1200 lekë në 1500 lekë. Ku dyfishohet për bletë nga 1000 lekë në 2000 lekë. Në kemi një numër rreth 600 mijë koshere duam ta shtojmë këtë numër që ta çojmë në vitin 2027 në 1 milionë”, tha ai.

Sipas Sallës, për herë të parë fermerët që rrisin derrat do të marrin 7 mijë lekë, ndërsa pragjet e përfitimit janë përgjysmuar.

“Për herë të parë i japim 7 mijë lekë për dosën në sektorin e rritjes së derrat. Është një masë e re që kanë adresuar fermerët në skemën e re kombëtare. Përgjysmohen pragjet e përfitimit, pra përfitojnë fermat me 5 lopë, me 50 krerë të imëta me 25 koshere dhe me 5 dosa”, tha ai.

Salla tha se “për kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera rritet mbështetja me 70% të kostos së shpenzimeve. Pra mbrojtja biologjike ka prioritet me mënyrën si ne sot kemi ndërtuar serat me mbrojtjen biologjike ku kemi një numër të konsiderueshëm të serave biologjike, por duam që kjo masë të shtohet nga fermerët”.

Ministri bëri me dije se edhe sektori i rritjes së peshkut në ujërat e brendshëm do të mbështetet, duke rikthyer masën për blerje arasati në ujërat e ëmbla.

“Subjekti i rritjes së peshkut në ujërat e brendshëm do të mbështetet dhe kjo masë e cila është për blerje arasati në ujërat e ëmbla, të cilat ne kemi në territor dhe është një masë që mendojmë se është në rifutjen në këtë skemë që kemi”, tha ai.

Ai shtoi se për fermat mbi 3 hektarë, përfitimi do të jetë 10 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë.

Po ashtu, sipas Sallës këtë vit, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të mbështeten 100%, teksa shtoi se do të vijojnë që të mbështesin prioritet fermat me prodhim organik të certifikuar.

“Pra është një konsolidim të të gjitha fushat për të mbështetur skemën e re kombëtare në 2026”, u shpeh ai.

Ekofin Media
Ekofin Media
andis salla fermerët Ministri i bujqësisë Skema Kombëtare
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

gazetar_112:06 - Qershor 4, 20260

Administrata Tatimore i bën thirrje tatimpaguesve të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë brenda datës…

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:06 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

11:23 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:20 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

12:22 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter