Të dhënat e Opendata, bazuar në informacionet e përpunuara nga QKB raportojnë që në 6 muajt e parë të këtij viti janë hapur gjithsej 9809 biznese në Shqipëri. Por duke e analizuar të dhënat, bizneset sipas anës ligjore janë hapur më shumë si Person Fizik, ku janë hapur 7250 biznese të tillë.
Për të vijuar më tej, biznese si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar janë hapur 2506 në gjashtë muajt e parë. Ndërsa biznese të kategorizuar si shoqëri e thjeshtë janë hapur 23 dhe të degës së shoqërisë së huaj janë hapur vetëm 16, 5 për shoqëri aksionare, 4 subjekte për zyrë përfaqësimi.
Referuar kombësisë, janë 8967 biznese me pronësi shqiptare 100%, ndërsa biznese vetëm të huaja janë hapur 719. Biznese të cilat janë të përbashkëta dhe shqiptare dhe të huaja janë hapur 119 gjithsej dhe janë hapur vetëm 4 subjekte shqiptare shtetërore.
