Greqia ka gjobitur pronarët e bareve dhe restoranteve që zënë ilegalisht plazhet me shezlongë dhe tavolina me më shumë se 350.000 euro në vetëm pesë ditë. Lajmi është konfirmuar nga të dhënat e qeverisë. Zyrtarët kohët e fundit pezulluan tre plazhe “të palicencuara” që funksionojnë pa një kontratë të duhur, sqaroi ministria e ekonomisë.
Autoritetet hetuan “më shumë se 1.000 ankesa” nga publiku në pika turistike si ishulli i Korfuzit, gadishulli Halkidiki dhe Atika, rajoni rreth Athinës, në një përpjekje për të trajtuar mbiturizmin.
Athina po godet praktikat mashtruese të turizmit duke përdorur dronët e vëzhgimit, imazhet satelitore dhe një aplikacion të veçantë “MiCoast” në të cilin njerëzit mund të ankohen. Grekët gjithashtu mund të telefonojnë dhe të raportojnë pushtimin e paligjshëm të plazhit.
Sipas rregullave të reja të prezantuara në mars, çadrat dhe shezlongët duhet të jenë të paktën katër metra nga deti. Dhe në plazhet që kanë më pak se katër metra rërë, dhënia me qira nuk lejohet. Shumica e gjobave janë të kufizuara në shezlongët dhe çadrat që zënë shumë hapësirë në plazh.
