Brenda muajit korrik pritet që të finalizohet paketa e dytë e mbështetjes për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve, të cilët mbeten jashtë skemës në fazën e parë, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve.
Fondi që do të akordohet pritet të jetë në vlerën e 22 milionë dollarëve, duke e çuar në rreth 55 milionë dollarë mbështetjen për fermerët.
Akti Normativ parashikohet që të kalojë për miratim brenda këtij muaji, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhen publike edhe skemat lehtësuese, që do të aplikohen në mbështetje të agroturizimit në zonat malore të vendit. Këtë vit fondi për skemat kombëtare të mbështetjes ishte rreth 33 milionë dollarë, ndërsa numri i aplikimeve arriti në më shumë se 71 mijë.
