Rritja e temperaturave, përveç problemeve të mundshme shëndetësore, sjell edhe shqetësime të tjera për shkak të rritjes së numrit të insekteve. Në këtë mënyrë, Bashkia Tirana, ka nisur procesin e dezinsektimit në lagjet e kryeqytetit.
Sipas njoftimit, ditën e sotme procesi i dezinfektimit është kryer në disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi; Qamil Guranaku; Vath Koreshi; Luigj Gurakuqi; Hoxha Tahsim.
Ekipet e Bashkisë e kryejnë procesin në orët e para të mëngjesit, si për të mos krijuar shqetësime te banorët, ashtu edhe për shkak të temperaturave disi më të ulëta.
Ky dezinfektim i rregullt është i rëndësishëm për të reduktuar shqetësimet që shkaktohen nga mushkonjat, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Bashkia Tiranë njofton se do të vazhdojë të monitorojë dhe të kryejë dezinfektimin e nevojshëm në të gjithë qytetin, duke siguruar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët. Ekofin.al
