Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Vendimet e Qeverisë/ Ish-kryepolicit i “gjendet punë” zvministër

09:43 - Nëntor 10, 2021 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar vendime të rëndësishme që prekin 4 dikastere. Drejtuesit e këtyre ministrive kanë dalë në deklaratë për mediat dhe kanë dhënë detaje.

Ardi Veliu, ish-kreu i Policisë së Shtetit, është emëruar sot si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Veliu dhe dorëheqjen si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 5 tetor, 4 vite pas marrjes së detyrës, duke mos e përfunduar mandatin 5-vjeçar në këtë post. Në letrën e dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama, Veliu shkruante se arsyeja ishte nevoja për t’ju përkushtuar më shumë familjes. Megjithatë duket se ‘pushimet’ nuk zgjatën shumë për ish-kreun e Policisë së shtetit, i cili u rikthye në një pozicion të rëndësishëm vetëm pas 1 muaji.

Shpronësime për Bypassin e Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës konkretisht në Vlorë, patos dhe Roskovec.

 “Kaloi 3 akte që janë të lidhur me shpronësimet në Bypass e Vlorës për të përfunduar punën e nisur në fillim sezonit veror 2022, shpronësimet në Patos për të vazhduar me projektin e shëtitores në kuadër të rilindjes së qytetit dhe në Roskovec që lidhet me punimet për ujësjellësin”, tha Balluku.

Balluku foli edhe për reformën e thellë që do të prekin ujësjellësit për të ofruar shërbime sa më cilësore.

 “Në Roskovec është pjesë e strategjisë për të investuar në të gjithë ujësjellësit në Shqipëri. Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. Fondet e i investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknik të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnin pas punës dhe shumës të madhe të investuar. Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet dhe do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilin bashki’, tha Balluku.

“Gati për Shqipërinë”, përzgjidhen profesionistët e parë

“Gati për Shqipërinë”, nisma e marrë nga qeveria, ka përzgjedhur pjesën e parë të studentëve ekslentë, brenda dhe jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre në mandatin e tretë qeverisës të socialistëve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, përfshirë edhe ministritë. Ajo theksoi po ashtu se kjo nismë nuk është e përkohshme, por do të vijojë edhe në të ardhmen.

Vullnetarët që ndihmojnë ushtrinë në emergjenca civile do të paguhen

Përmes një vendimi të marrë sot nga Këshilli i Ministrave, të bërë të ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, vendoset se të gjithë ata që marrin pjesë në mënyrë vullnetare në aksionet e ushtrisë sidomos në drejtim të përballjes me fatkeqësitë natyrore do të marrin trajfim financiar.

“Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze”, tha ministri Peleshi.

Ekofin Media
Ekofin Media
ardi veliu mbledhja qeveria vendimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

gazetar_113:08 - Qershor 6, 20260

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas,…

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:08 - Qershor 6, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

12:17 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

07:12 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter