Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

61% e ujit në Shqipëri nuk gjeneron të ardhura, humbjet në rrjet mbeten shumë të larta

05:54 - Mars 13, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bilanci i ujit, i publikuar në raportin e Entit Rregullator të Ujit, tregon se sistemi i furnizimit me ujë në vend vazhdon të përballet me nivele shumë të larta humbjesh dhe konsumesh të pafaturuara, duke bërë që shumica e ujit të prodhuar të mos kthehet në të ardhura për ndërmarrjet e ujësjellësit.

Sipas raportit, gjatë vitit 2024 në sistem janë futur 302,816,052 metra kub ujë. Nga kjo sasi, 196,355,861 m³, ose 64.8%, janë matur drejtpërdrejt, ndërsa 106,460,191 m³, ose 35.2%, janë vlerësuar. Megjithatë, nga gjithë ky volum uji i prodhuar dhe i futur në rrjet, vetëm 118,083,809 m³, ose 38.97%, janë faturuar.

Konsumi i matur i faturuar për përdoruesit përfaqëson 30.42% të ujit të prodhuar. Rreth  2.66%, është ujë i matur që shitet tek palë të treta, ndërsa 5.88%, janë konsum i faturuar por i pamatur. Në total, këto kategori përbëjnë faturimin e përgjithshëm të sektorit, i cili mbetet nën 40% të prodhimit total të ujit.

Një pjesë relativisht e vogël e ujit konsumohet në mënyrë të autorizuar, por nuk faturohet. Kjo kategori arrin në 2,778,316 m³, ose 0.92% të ujit të prodhuar. Brenda kësaj sasie përfshihet një volum prej 1,212,040 m³ për sistemet zjarrfikëse, 403,655 m³ për institucione fetare dhe bamirësie, si kisha, xhami, jetimore apo azile, si dhe 1,162,621 m³ për pastrimin e depove dhe të rrugëve.

Raporti evidenton gjithashtu një sasi të konsiderueshme humbjesh që lidhen me përdorimin e paligjshëm të ujit dhe me probleme në administrimin e sistemit. Sipas të dhënave të bilancit, 6.75% e sasisë humbasin për shkak të lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit, ndërsa 12.20%, nga lidhjet e paligjshme në rrjetin shpërndarës. Një pjesë tjetër e humbjeve lidhet me pasaktësi në matje dhe në procesin e faturimit. Në këtë kategori përfshihen 1.89%, që lidhen me pasaktësi në prodhim dhe 27,301,186 m³, ose 9.01%, që lidhen me matjen tek konsumatorët.

Në total, humbjet administrative arrijnë në 90,453,596 m³, që përfaqësojnë 29.85% të ujit të prodhuar në sistem.

Një tjetër kategori e rëndësishme janë humbjet reale teknike, të cilat lidhen kryesisht me rrjedhjet në rrjet dhe me amortizimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë. Sipas raportit, 4.65%, humbin në linjat e transmetimit, 5,104,181 m³, ose 1.68%, në stacionet e pompimit dhe burimet e ujit, 1.44%, humbin për shkak të rrjedhjeve dhe derdhjeve në depozitat e ujit.

Humbja më e madhe teknike regjistrohet në rrjetin e shpërndarjes, ku 16.30%, humbin për shkak të rrjedhjeve në rrjet, ndërsa 6.09%, lidhet me humbjet gjatë riparimeve në linjat e sistemit të ujësjellësit.

Në total, humbjet reale teknike arrijnë në 91,400,254 m³, që përbëjnë 30.16% të ujit të prodhuar.

Kur kombinohen humbjet reale dhe ato administrative, humbjet totale në sistem arrijnë në 60.01% të ujit të prodhuar. Nëse përfshihet edhe konsumi i autorizuar i pafaturuar, sasia e ujit që nuk gjeneron të ardhura për ndërmarrjet e ujësjellësit arrin në 184,632,166 m³, ose rreth 61% të ujit të prodhuar në sistem.

Kjo do të thotë se vetëm rreth katër nga dhjetë litra ujë që prodhohen në sistem arrijnë të faturohen dhe të kthehen në të ardhura për ndërmarrjet, ndërsa pjesa tjetër humbet në rrjet, përdoret në mënyrë të paligjshme ose nuk matet dhe nuk faturohet saktë.

Bilanci i vitit 2024 tregon se sektori i ujësjellës-kanalizimeve vazhdon të përballet me probleme strukturore që lidhen me rrjetin e amortizuar, informalitetin në përdorimin e ujit dhe dobësitë në sistemet e matjes dhe faturimit./ekofin.al

Screenshot

 

Ekofin Media
Ekofin Media
faturimi humbjet konsumatorët rrjedhjet uje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter