Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

17:58 - Qershor 20, 2026

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit

16:57 - Qershor 20, 2026

Estonia krijon “kode ID” për inteligjencën artificiale për të rregulluar agjentët autonomë

13:21 - Qershor 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Motoristët e Wolt “fikin motorët” në shenjë proteste, kërkojnë kushte të mira pune

20:34 - Mars 9, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Motoristët që punojnë për shërbimin e shpërndarjes së porosive të kompanisë Wolt protestuan të dielën në Bulevardin e Ri, pranë ish-stacionit të Trenit, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës.

Herën e fundit motoristët e kësaj kompanie protestuan më 30 shtator 2024, kur u duk se arritën një mirëkuptim me përfaqësuesit menaxherialë të degës së kompanisë në Shqipëri.

Megjithatë, pakënaqësitë u rikthyen dhe bashkë me to edhe rezistenca për të mos punuar, apo siç e përshkruajnë protestuesit me jelekë blu, “për të qëndrojnë offline”.

“Përderisa ne po punojmë për 300 lekë kilometri, nuk ia vlen të ndezësh motorin”, tha njëri prej motoristëve për Citizens.

Sot, më 9 mars, motoristët i dërguan një shkresë kompanisë dhe zyrave të saj nënkontraktuese, ku paraqitën një sërë kërkesash lidhur me kushtet e punës. Në njoftim, ata shprehin pakënaqësi për uljen e ndjeshme të tarifave të shërbimit dhe kërkojnë që asnjë prej motoristëve protestues të mos penalizohet apo të nxirret “offline” nga aplikacioni.

Mes kërkesave kryesore janë rritja dhe transparenca e tarifës për kilometër, pajisja e të gjithë motoristëve me kontrata pune sipas Kodit të Punës, pagesë shtesë për ngjitjen e porosive në pallate me shumë kate dhe për porositë me prioritet, si dhe rikthimi në aplikacion i kategorisë “motorist” për ata që kryejnë shërbimin me motor.

Po ashtu, motoristët kërkojnë që kompania të sigurojë uniformat dhe pajisjet e punës pa pagesë nga ana e tyre.

“Nëse je punonjës i Wolt-it prej vitesh, do ta marrësh koshin me 25 mijë lekë. Nëse je i ri, duhet të paguash 50 mijë lekë, ndërkohë që ne realisht po mbështesim firmën dhe po i bëjmë reklamë”, shpjegoi Roveno Qatipi.

Motoristët theksojnë se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa shprehin gatishmëri për dialog me përfaqësuesit e kompanisë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Reagimi i tyre i është dërguar gjithashtu Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Jam aksidentuar para një viti. Kam qenë në një kompani tjetër, kam thyer këmbën dhe askush nuk vuri ujin në zjarr”, tha për Citizens Klajdi Shemshiri.

Policia izolon protestën

Pas mbledhjes në Bulevardin e Ri dhe diskutimeve në grup për mënyrën se si do të vijojë rezistenca, motoristët tentuan të dilnin në qytet për ta bërë më të dukshme kundërshtinë e tyre.

Pa vonuar, forcat policore, por edhe punonjës të veshur civilë, bllokuan motorët me arsyetimin se po pengohej trafiku.

Motoristët kundërshtuan duke thënë se do ta vijojnë protestën në ditët në vijim në këmbë, duke mos i marrë motorët.

Gjatë protestës ata vunë re se çmimet e shërbimit që do të ofroheshin në ato momente do të ishin shumë më të larta se zakonisht, për shkak të bojkotit.

Ata u shprehën njëzëri se do të vijojnë të qëndrojnë “offline” për të shprehur rezistencën, por nuk janë dakord që vetë menaxherët t’i nxjerrin jashtë sistemit (offline) për shkak të kërcënimeve, si një taktikë që mund t’i largojë nga puna.

Filiali i “Wolt” në Shqipëri u hap më 27 nëntor 2023 nga kompania mëmë finlandeze “Wolt Enterprises Oy,” me kapital themeltar prej rreth 500 mijë eurosh. AJo operon në Shqipëri përmes nënkontraktorëve për sa i përket sigurimit të krahut të punës për korrierët, të cilët edhe pse realisht nuk kanë marrëdhënie direkte me kompaninë, mbajnë logon e “Wolt”.

Citizens kontaktoi përfaqësues të zyrës menaxheriale të Wolt në Shqipëri, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati reagim./Citizens.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
motoristet offline policia protesta wolt
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

17:58 - Qershor 20, 2026

Jo kundër kapitalit të huaj, por kundër “kapitalizmit” vendas

10:27 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

gazetar_217:58 - Qershor 20, 20260

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon procesi i faljes automatike të detyrimeve…

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:58 - Qershor 20, 2026

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

08:55 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

07:43 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

17:58 - Qershor 20, 2026

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit

16:57 - Qershor 20, 2026

Estonia krijon “kode ID” për inteligjencën artificiale për të rregulluar agjentët autonomë

13:21 - Qershor 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter