Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Si do rivlerësohen ndërtesat e trashëguara dhe privatizuara?

14:55 - Shkurt 25, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ligji për rivlerësimin e pasurive i jep mundësinë e rivlerësimit me normë tatimore 5% edhe qytetarëve të cilët kanë një banesë që në certifikatën e pronësisë nuk ka një vlerë të regjistruar, që është e privatizuar, dhuruar apo trashëguar.

Konkretisht, sipas udhëzimit “për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk kanë vlerë të regjistruar, ose vlera e regjistruar është e shprehur në monedha të tilla, si franga ari, apo napolona floriri, si dhe për ndërtesat e privatizuara me ligjin e vitit 1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, për efekt të përcaktimit të tatimit mbi rivlerësimin, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave, në vitin e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme.

Po ashtu, edhe për ndërtesat e përfituara në rastet e trashëgimisë, dhuratave apo heqjes dorë nga pasuria, për të cilat nuk ka qenë regjistruar vlerë e pronës, si vlerë e zbritshme do të merret kostoja e shfrytëzimit për metër katrorë, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave në datën e regjistrimit të aktit.

Referuar ligjit, kosto mesatare e shfrytëzimit për m2 përditësohet çdo vit. Pra nëse marrim si shembull një banesë 80 m2 në Tiranë, e cila është regjistruar në hipotekë në vitin 1999, kosto mesatare e shfrytëzimit rezulton 251 euro/m2 dhe totali që do përdoret si vlerë e zbritshme për këtë banesë është 20 mijë euro.

Rivlerësimi në këtë rast do të bëhet mbi diferencën e vlerës së re të rivlerësuar me çmimin e referencës apo të tregut dhe vlerës së zbritshme. Le të themi që ky apartament me vlerë tregu vlerësohet aktualisht 80 mijë euro. Qytetari do të paguajë 5 % e diferencës midis vlerës së rivlerësuar apo vlerës së zbittshme, pra mbi vlerën 60 mijë euro, apo e thënë ndryshe 3000 euro dhe prona regjistrohet me vlerë finale 80 mijë euro.

Sipas ekspertëve, kjo kategori qytetarësh e ka më emergjente kryerjen e procedurës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim regjistrimin e saj me vlerën aktuale të tregut apo vlerën aktuale fiskale.

Reinaldo Pipiria,  Drejtor Ekzekutiv i NAREA: “Kushdo që nuk ka një vlerë tregu në kartelën e pasurisë, siç janë prona të fituara nga procesi i privatizimit, trashëgimitë, etj. Pronat që janë në proces legalizimi sepse kanë vlera minimale apo zero në kartelë, pavarësisht nëse kanë në plan të shiten apo jo, duhet bërë rivlerësimi sepse nëse do duhet të kryhet një tjetërsim prone, do ta kenë shumë të vështirë. Rivlerësimi nuk është kosto, por investime. Pronat do të kenë vlerë të shtuar në vitet e ardhshme”.

Qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga ky ligj deri më 31 dhjetor 2026./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
ndërtesat privatizuara rivlerësohen trashëguara
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter