Përdorimi i paneleve diellore është rritur ndjeshëm në vendin tonë përgjatë viteve të fundit. Numri i familjeve që kanë të instaluar panele diellore në banesë është shtuar në krahasim me vitin 2011, sipas Censit.
Ekspertët e tregut e shpjegojnë se kjo ka ardhur për shkak se në vitin 2011 ka munguar kuadri ligjor për qytetarët që donin t’i vendosnin këto panele.
Një tjetër faktor që ekspertët e tregut mendojnë që ka ndikuar ka qenë edhe mungesa e informacionit.
Për të shtuar më tej numrin e familjeve që kanë panele në shtëpi, ekspertët sugjerojnë mbështetje të mëtejshme financiare dhe një plan investimi në pallate.
Në vitin 2022, 2 mijë famije përfituan nga mbështetja e qeverisë me 70% të kostos për panelet për ngrohjen e ujit.
