Pensionet në Maqedoninë e Veriut do të rriten me 80 euro duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja do të jetë në dy pjesë: shuma e parë e rritur për 2.500 denarë (80 euro) shtesë do t’u paguhet pensionistëve në shtator, ndërsa rritja e dytë prej 2.500 denarë të tjera është planifikuar për në mars të vitit 2025.
Sipas ministres së Financave, pensionistët që marrin 15.000 denarë do të kenë 17.500 denarë në shtator, ndërsa 20.000 denarë me rritjen e marsit të vitit të ardhshëm.
Ky rezulton të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së re të drejtuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski të dalë nga zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku fitoi opozita.
Kabineti qeveritar përfshin 15 anëtarë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni Vredi dhe dy nga koalicioni ZNAM.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE fitoi bindshëm, duke fituar 58 mandate parlamentare.
