Lidl Shqipëri po vijon procesin e hapjes së vendeve të reja të punës, duke konfirmuar angazhimin e saj për rritje të qëndrueshme, forcim të strukturave të brendshme dhe investim në burime njerëzore cilësore. Së fundmi, kompania ka shpallur një tjetër mundësi punësimi, këtë herë për pozicionin përgjegjës i administratës qëndrore, Central Administration Officer – Admin, Reporting and Documentation, në bashkëpunim me EPPC Albania, partnerin e saj zyrtar për proceset e rekrutimit.
Ky rol vjen në kuadër të forcimit të funksioneve qendrore administrative të Lidl Shqipëri, duke reflektuar nevojën për koordinim më të mirë, eficiencë më të lartë operacionale dhe standarde të forta dokumentimi e raportimi. Pozicioni synon të mbështesë menaxhmentin dhe departamentet e ndryshme në organizimin e përditshëm të punës, në përpunimin korrekt të dokumentacionit dhe në sigurimin e funksionimit të rregullt të proceseve të brendshme.
Sipas njoftimit zyrtar, Central Administration Officer do të ketë një rol të gjerë dhe dinamik, që përfshin menaxhimin e aktiviteteve administrative të zyrës, organizimin e kalendarëve dhe takimeve, komunikimin profesional me palë të treta, si dhe përgatitjen, redaktimin dhe formatimin e raporteve dhe dokumenteve zyrtare. Një komponent i rëndësishëm i pozicionit lidhet edhe me kërkimin e tregut, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, për të mbështetur vendimmarrjen strategjike të kompanisë.
Profili i kërkuar është ai i një profesionisti të strukturuar, praktik dhe proaktiv, me mentalitet “get things done”, i aftë të punojë në një mjedis dinamik dhe të koordinojë disa procese paralelisht. Kandidatët duhet të kenë diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme, njohuri të avancuara të Microsoft Office ose Google Workspace, si dhe aftësi shumë të mira komunikuese në gjuhën angleze. Njohja e gjuhës gjermane konsiderohet një avantazh i rëndësishëm, në përputhje me standardet dhe kulturën e grupit Lidl.
Ky aplikim i ri konfirmon edhe një herë strategjinë e Lidl Shqipëri për të ndërtuar ekipe profesionale dhe të mirëstrukturuara, duke u mbështetur në bashkëpunime të konsoliduara me partnerë të specializuar si EPPC Albania. Për tregun shqiptar të punës, ky zhvillim përkthehet në më shumë mundësi karriere cilësore dhe në rritje të standardeve të administrimit dhe menaxhimit korporativ. /ekofin.al

