Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

4.5 miliardë lekë për laboratorë Smart dhe projekte të IA, hyn në fuqi Plani i Veprimit për Agjendën Digjitale për Arsimin

15:25 - Dhjetor 11, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edukimi digjital shihet si një mjet i fuqishëm që përgatit fuqinë punëtore të së ardhmes, modernizon metodat e të nxënit dhe sjell përfitime të qëndrueshme në aspektin e kostove afatgjata.

Nga data 10 dhjetor ka hyrë në fuqi Plani i Veprimit të Agjendës Digjitale për Arsimin 2025–2030, që përfshin edhe standardet për arritjen e kompetencës digjitale.

Ndër objektivat kryesore jaë janë zgjerimi dhe përmirësimi i infrastrukturës digjitale arsimore në shkallë kombëtare, duke synuar modernizimin e shkollave, mbështetjen e mësuesve dhe rritjen e aksesit në teknologji.

Masa e parë parashikon ngritjen e laboratorëve Smart në 615 shkolla, një investim që përfshin gjithsej 654 laboratorë dhe ka një buxhet të parashikuar prej 3,471,500,000 lekësh, i financuar nga buxheti i shtetit në bashkëpunim me CEB dhe WBIF.

Po kështu synohet blerja e 5,500 laptopëve për mësuesit e gjimnazeve, me një vlerë totale prej 550,000,000 lekësh, e financuar nga OPI (IPA). Masa e tretë lidhet me sigurimin e internetit me brez të gjerë dhe Ëi-Fi në shkolla, me një kosto të llogaritur në 4,333 euro për shkollë dhe një buxhet total prej 325,000,000 lekësh, i mbuluar nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Ndërkohë, krijimi i platformës kombëtare qendrore për menaxhimin e gjithë informacionit kërkimor shkencor në Shqipëri (ACRIS), parashikon një investim me kosto 200,000,000 lekë, të financuar nga buxheti i shtetit.

Plani i veprimit fokusohet në mënyrë të veccantë te nxitja e implementimit të teknologjive inovative, veçanërisht Inteligjencës Artificiale, në sistemin arsimor. Ndërsa IA po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në gjithë botën, shumë vende e kanë integruar atë në kurrikula të veçanta ose ndërdisiplinore.

Praktikat variojnë nga modeli kinez, që e mbulon IA nga klasa I deri në XII, te laboratorët STEM në Indi për klasat VI–XII, apo integrimi në lëndë si matematika dhe ekonomia shtëpiake në Korenë e Jugut, ndërsa Gjermania u jep rajoneve autonomi të plotë për vendimmarrjen kurrikulare. Këto modele tregojnë një drejtim global të qartë: IA është pjesë e domosdoshme e arsimit të së ardhmes.

Në këtë linjë, Hapi i parë në Planin e Veprimit konsiston në hartimin e udhëzimeve dhe pilotimeve për Gjeneratën-AI, që përfshijnë krijimin e një udhëzuesi dhe realizimin e projekteve pilot, me një buxhet prej 2,500,000 lekësh të financuar nga buxheti i shtetit.

Më tej, parashikohet forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e Teknologjisë së Avancuar përmes programeve dhe kurseve të përbashkëta, një nismë me kosto totale prej 20,000,000 lekësh, të mbuluar nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Masa e tretë përfshin zhvillimin e kurrikulës për AI dhe trajnimin e mësuesve, një proces që parashikon përgatitjen dhe aftësimin e 1,000 mësuesve, me një buxhet prej 10,000,000 lekësh, gjithashtu i financuar nga burime shtetërore dhe donatore.

Po kështu, me rëndësi është mbështetja e aftësive digjitale të mësuesve për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe pedagogjike në arsim. Masa synon përfshirjen e 16,000 mësuesve dhe zhvillimin e 10 moduleve trajnuese, me një buxhet prej 62,400,000 lekësh, të financuar nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është përditësimi i programeve të studimit të arsimit të lartë për të pajisur mësuesit e rinj me aftësi digjitale që nga formimi fillestar; me një kosto prej 10,000,000 lekësh ndërsa ngritja e një mekanizmi online për zhvillimin profesional të vazhdueshëm (CPD), do të ketë një buxhet prej 70,000,000 lekësh./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
arsimi digjital inteligjenca artificiale mësuesit teknologjia e avancuar Trajnimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

gazetar_209:35 - Qershor 13, 20260

Tregu i auditimit në Shqipëri po zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, me rritje të të…

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:35 - Qershor 13, 2026

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter