Autoritetet argjentinase janë duke kërkuar bashkëpunimin me zyrtarët salvadoranë, të cilët kanë qenë të hapur ndaj Bitcoin, për të forcuar adoptimin e tyre të asetit kryesor digjital.
Sipas një raporti zyrtar të përgatitur nga Komisioni Kombëtar i Sigurimeve të Argjentinës (CNV), presidenti i CNV Roberto Silva dhe Zëvendës Presidentja Patricia Boedo zhvilluan një takim javën e kaluar me Presidentin e Komisionit Kombëtar të Aseteve Digjitale të El Salvadorit (CNAD), Juan Reyes. Gjatë takimit, të dy palët diskutuan përvojën dhe praktikat e vendit në adoptimin e Bitcoin.
Raporti zbuloi se Silva dhe Boedo diskutuan mundësinë e rritjes së aplikimit të kriptomonedhave në ekonominë globale. Gjithashtu në takim u shkëmbyen dhe pikëpamjet mbi zhvillimin e El Salvadorit në këtë fushë.
El Salvador është shfaqur si një nga vendet lider në përdorimin e Bitcoin dhe në botën e aseteve kripto në përgjithësi. Përfaqësuesit duan të forcojnë lidhjet mes tyre, ndaj edhe synohet shqyrtimi i një mundësie nënshkrimi të një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve.
Duke u kthyer pas në histori, El Salvador u bë vendi i parë në botë që e bëri Bitcoin një kurs ligjor në vitin 2021. Që atëherë, vendi ka nisur një sërë projektesh të lidhura me Bitcoin, duke përfshirë emetimin e bonove Bitcoin, duke përdorur energjinë gjeotermale për minierat e Bitcoin, dhe nisja e një programi për marrjen e shtetësisë përmes investimit në Bitcoin.
El Salvador ka miratuar gjithashtu një strategji që i lejon vendit të grumbullojë dhe të mbajë Bitcoin.
