Në Unazën e Madhe e Tiranës po vijojnë punimet për përfundimin sa më shpejt të kësaj vepre.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e lotit 7, i cili nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës.
“Në kantierin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, Tiranë deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve”, shkruan Rama.
Në Unazën e madhe po punohet në disa segmente, në pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja”, te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri, në Shkozë.
