Shqipëria këtë vit merr pjesë për herë të dytë në Europian ku është në grup me Italinë, Spanjë dhe Kroacinë. , Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani dhe përballja e pare për Kombëtaren tone do jetë kundër Italisë më 15 qershor.
Sipas “Transfermarkt”, faqja e specializuar që raporton çmimet e kartonëve të futbollistëve, vlera e kombëtares sonë llogaritet në 107.3 milionë euro.
Porta e Kombëtares Shqiptare vlen 5.2 milionë euro, ndërkohë mbrojtja vlen 29.9 milionë euro. Më e shtrenjtë duket se është mesfusha me një vlerë prej 40.5 milionë euro, ndërsa sulmi na vlen 31.7 milionë euro.
Sipas “Transfermarkt”, lojtari më i shtrenjtë i kombëtares është Armando Broja me një vlerë prej 22 milionë eurosh. Lojtari i dytë më i shtrenjë është Kristjan Asllani me vlerë 16 milionë euro, pasuar nga Ernest Muçi dhe Berat Gjimshiti me vlerë 11 milionë euro dhe 10 milionë euro.
