Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nisin nga sot fluturimet direkte mes Aeroportit të Tiranës dhe Larnakas në Qipro

15:53 - Tetor 4, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt që lidh Tiranën me Larnakën, Qipro, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një ndër partnerët kryesorë të TIA-s.

Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të veçantë ku morën pjesë përfaqësues të Wizz Air, ekipi menaxhues i TIA-s dhe përfaqësues të medias. Sipas traditës, ekuipazhi i fluturimit të parë u prit me buqeta me lule, duke simbolizuar vlerësimin dhe bashkëpunimin e fortë me partnerët ajrorë.

Nga sot, fluturimet midis Tiranës dhe Larnakës do të zhvillohen dy herë në javë – çdo të martë dhe të shtunë – duke i ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për udhëtime turistike, biznesi dhe shkëmbime kulturore.

Manjola Kaso, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit të Aviacionit & Marketingut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Nisja e fluturimeve direkte drejt Larnakës përfaqëson një hap të rëndësishëm në misionin tonë për të lidhur më tej Shqipërinë me destinacionet kryesore europiane. Qipro ofron potencial kulturor dhe biznesi, dhe jemi të bindur se kjo linjë do të mirëpritet ngrohtësisht nga pasagjerët tanë. Së bashku me partnerët tanë, do të vazhdojmë të zgjerojmë mundësitë e udhëtimit dhe të forcojmë rolin e TIA-s si porta kryesore që lidh Shqipërinë me botën.”

Wizz Air mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të TIA-s, duke ofruar një gamë të gjerë destinacionesh dhe duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e shpejtë të numrit të pasagjerëve. Shtimi i Larnakës e pasuron më tej gamën e lidhjeve për udhëtarët, duke reflektuar përpjekjet e përbashkëta të TIA-s dhe linjave ajrore për të përmirësuar aksesin dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në tregun europian të aviacionit.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti më i madh në Shqipëri dhe më i madhi në Ballkanin Perëndimor për sa i përket numrit të pasagjerëve dhe destinacioneve. Me investime të vazhdueshme në infrastrukturë, TIA është e përkushtuar për t’u ofruar pasagjerëve një përvojë udhëtimi të sigurt, efikase dhe mikpritëse.

Ekofin Media
Ekofin Media
aeroporti nderkombetar i Tiranes Larnaka qipro TIA wizz air
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pse Suedia po konsiderohet modeli europian për uljen e duhanpirjes?

12:28 - Qershor 9, 2026

Anthropic paralajmëron se Inteligjenca Artificiale rrezikon të dalë jashtë kontrollit

09:18 - Qershor 6, 2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

gazetar_209:35 - Qershor 13, 20260

Tregu i auditimit në Shqipëri po zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, me rritje të të…

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:35 - Qershor 13, 2026

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter