Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të enjten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0.45 lekë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.07 lekë. Dollari amerikan u këmbye me 92.33 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 100.36 lekë.
Ndaj monedhës vendase, pozitat i dobësuan edhe paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike u këmbye me 116.95 lekë ose 0.11 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 102.36 lekë ose 0.16 lekë më pak se ditën e mërkurë.
