Ulet me 82 minuta koha e procesimit të deklaratave të mallrave në kanalin e kuq dhe me 17 minuta koha e deklarimit në kanalin e verdhë në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave nga Doganat.
Ndërkohë koha e procesimit të deklaratave në kanalin e gjelbër nuk ka ndryshuar, mbetet 30 minuta/për deklaratë.
Doganat raportojnë për një rënie domethënëse të kohës së përpunimit të deklaratave në të gjitha kanalet e riskut, që është edhe një ndër prioritetet e përmirësimeve proceduriale të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Sipas doganave, me digjitalizimin e shërbimeve fokusi është monitorimi subjekteve me profil risku më të lartë dhe duke lehtësuar tregtinë e ligjshme dhe mbrojtur konkurrencën e ndershme.
