Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026

ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi

12:00 - Qershor 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

KLSH, Bashkia e Sarandës miliona lekë dëm buxhetit të shtetit nga tenderat problematikë

22:36 - Korrik 6, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një auditim të thelluar mbi procedurat e prokurimit publik të ndjekura nga Bashkia Sarandë, duke zbuluar një sërë shkeljesh dhe parregullsish serioze. Sipas raportit më të fundit të publikuar, janë audituar me zgjedhje 12 procedura, nga të cilat 10 të realizuara gjatë vitit 2023 me fond limit 219,021,663 lekë dhe 2 procedura të nisura në vitin 2022 dhe të përfunduara në vitin 2023, me fond limit 59,166,666 lekë.

Sipas raportit, prokurimet janë realizuar në kundërshtim me ligjin, me mangësi në dokumentacionin teknik, parregullsi në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë dhe probleme të theksuara në zbatimin e kontratave. Këto shkelje kanë sjellë pasoja financiare të drejtpërdrejta për buxhetin e Bashkisë Sarandë dhe kanë cenuar rëndë parimet e transparencës dhe konkurrencës në përdorimin e fondeve publike.

Më konkretisht, në procedurën e “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane për Bashkinë Sarandë” të vitit 2023, nga auditi ka rezultuar se nuk duhet të përfshiheshin në përllogaritjen e çmimit zërin kosto administrative prej 5%, pasi në këtë rast rezulton se janë përfshirë dy herë shpenzimet për mbështjetje infrastrukturore. Auditimi ka zbuluar gjithashtu probleme me zbatimin e kontratës, ku mungon dokumenti miratues mbi produktet kimike të pastrimit qoftë nga organet shëndetësore apo nga vetë autoriteti kontraktor. Pavarësisht kësaj, janë vijuar pagesat për larje e dezinfektim, madje, operatori ka faturuar shërbime prej 1,080,488.2 lekë pa TVSh para datës së lidhjes së kontratës, pra kur kontrata nuk ka qenë në fuqi.

Në tenderin “Rikualifikim i rrugëve te brendshme me asfalt në Gjashtë, Sarandë” me vlerë 7,916,666 lekë pa TVSh, kërkohet që operatori ekonomik duhet të këtë të përfshirë në stafin e tij 1 saldator, me argumentimin se ky punonjës nevojitet për garantimin e përmbushjes së zërave të punimit. Nga auditimi rezulton se në preventivin e zërave të punimeve nuk konstatohet asnjë veprimtari, apo materiale që lidhen me saldimin.

Po kështu, në tenderin për Furnizimin me ujë në “Baba Rexhepi” dhe Lugu i Dardhës me vlerë 378.8 milonë lekë, procedura rezultoi pa dokumentacion teknik të plotë për garanci dhe kolaudim me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore në vlerën 1,871,980 lekë pa TVSh.

Rikualifikim rrugësh në Metoq, Berdenesh, Çukë, Manastir, me vlerë 6,666,666 lekë pa TVSh  janë vërejtur mospërputhje në volumin e punimeve të kryera dhe të likuiduara. Për këtë investim rezultoi se kontraktorit të punimeve i janë likuiduar tepër 1,257,520 lekë pa TVSh për punime të pakryera.

Në tenderin për rikonstruksionin e shkollës “Adem Sheme” me vlerë rreth 80 milionë lekë rezultuan punime të papërfunduara, pagesë të bëra mbi situacione të pasakta, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 4,608,563.36 lekë pa TVSh.

Nga raporti rezulton gjithashtu se në procedurën “Rikualifikim dhe shtrim i rrjetit rrugor Ksamil” operatori fitues nuk plotëson kriteret e vendosura dhe është skualifikuar operatori që i plotësonte ato, duke i shkaktuar një efekt financiar negativ në buxhetin e Bashkisë Sarandë për 1,528,705 lekë pa TVSh, i ardhur nga diferenca e ofertës së shpallur fituese prej 15,001,855 lekë dhe ofertës të dhe ofertës të skualifikuar në mënyrë të pambështetur në ligj të operatorit tjetër prej 13,473,150 lekë pa TVSh.

Në përfundim, auditimi i KLSH-së vë në dukje se administrimi i fondeve publike nga Bashkia Sarandë në kuadër të prokurimeve ka qenë i mangët dhe shpesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Shkeljet e konstatuara, nga përfshirja e padrejtë e kostove, mungesa e dokumentacionit, deri te pagesat për punime të pakryera dhe përzgjedhja e padrejtë e operatorëve  kanë prodhuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm dhe tregojnë për nevojën urgjente të forcimit të kontrollit të brendshëm dhe rritjes së përgjegjshmërisë institucionale në menaxhimin e fondeve publike në nivel vendor./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkia sarandë demi ekonomik KLSH prokurimet shkeljet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

11:08 - Qershor 24, 2026

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

11:07 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

10:50 - Qershor 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

gazetar_111:08 - Qershor 24, 20260

Sektori bujqësor shqiptar ka mbyllur vitin 2025 me një prodhim total prej 9.73 milionë tonësh,…

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

11:07 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

10:50 - Qershor 24, 2026

Infrastrukturë nëntokësore për rrjetet kabllore, bashkitë do të koordinojnë procesin

10:41 - Qershor 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:08 - Qershor 24, 2026

Bujqësia në 2025: Më shumë perime e agrume, më pak grurë dhe ullinj

11:07 - Qershor 24, 2026

Blegtoria në 2025, prodhimi i mishit rritet, qumështi dhe vezët në rënie

10:50 - Qershor 24, 2026

Karakaçi: Shqipëria drejt shoqërisë gigabit, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

Shtëpia në Shqipëri s’ka qenë kurrë kaq afër

13:36 - Qershor 24, 2026

Pse po bie çmimi i arit ndërsa inflacioni po rritet?

13:09 - Qershor 24, 2026

ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi

12:00 - Qershor 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter