Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

BE: TikTok nuk mbrojti privatësinë e llogarive të fëmijëve nga të rriturit

10:44 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të ardhurat e tregut të sigurimeve u rritën me 8.1% për 4 muajt e parë të vitit

22:51 - Maj 28, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregu i sigurimeve vijon të performojë mirë, duke shënuar një rritje të qëndrueshme nga muaji në muaj.

Referuar shifrave të bëra publike nga AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar-prill 2025 kapën vlerën 7,66 miliardë lekë, ose 8.14% më shumë se në janar – prill 2024. Gjatë periudhës janar-prill  2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 474,965 me një rritje prej 11.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për katër muajt e parë të vitit, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,67 miliardë lekë, ose 4.25% më pak se në janar-prill 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar-prill 2025 kapën vlerën 1,992 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 0.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë janar-prillit 2025 arritën rreth 4,650 milionë lekë, ose 14.26% më shumë se në janar-prill 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në janar-prill 2025, pati një rritje prej 13.92 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.37% krahasuar me janar-prill 2024.

Produkti Karton Jeshil në janar-prill 2025 pati një rritje prej 17.40% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 22.37% krahasuar me janar-prill 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar-prill 2025, pati një rritje 6.18% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me Janar-prill 2024 dhe numri i kontratave u  rrit me 4.71%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar-prill 2025 arritën rreth 3,017 milionë lekë, 0.10 % më pak se janar-prill 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 11.48% krahasuar me janar-prill 2024.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë janar-prill-it 2025, patën një ulje me 3.09% kundrejt janar-prill 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar-prill 2025 siguruan mbi 1,167 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.58%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.36% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar-prill 2025, vihet re një ulje prej 9.90% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.51% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-prill 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar-prill  2025, arritën në rreth 460 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 9.58% në krahasim me janar-prill 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar-prill 2025, arritën rreth 730 milionë lekë, ose 10.55 % më shumë se janar-prill 2024. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf dëme prime rritje sigurime tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

gazetar_210:45 - Korrik 28, 20260

Gjashtë në dhjetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri nuk përdorin asnjë formë…

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

BE: TikTok nuk mbrojti privatësinë e llogarive të fëmijëve nga të rriturit

10:44 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter