Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, leku ka forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0,06 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha evropiane zbriti me 0,05 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 96.02 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 103.70 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbyen respektivisht, me 121.10 lekë ose 0.01 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 109.08 lekë ose 0.02 lekë më pak se ditën e martë.
