Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Aeroporti i Tiranës thyen rekord, CEO i Wizzair: Menaxhojmë 50% të trafikut ajror

10:25 - Maj 2, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në një kohë kur aviacioni në Europë shkon drejt një norme më të normalizuar rritjeje prej 3.6%, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po ndjek një kurs ndryshe.

Me 2.08 milionë pasagjerë vetëm në tre muajt e parë të vitit – një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024 – Rinasi po lë pas konkurrentët rajonalë si Shkupi, Prishtina, Beogradi dhe Podgorica.

Një faktor kyç në këtë rritje është besimi në kompanitë low-cost, veçanërisht Wizz Air, të cilat kanë fituar popullaritet edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Shumë udhëtarë nga vendet fqinje po zgjedhin Rinasin si pikën e nisjes së tyre.

“Jemi krenarë për suksesin e arritur në Shqipëri. Si lider të tregut, ne menaxhojmë mbi 50% të trafikut ajror në vend. Kjo është një dëshmi e qartë e besimit që udhëtarët kanë ndaj shërbimit tone.

Ja shihni TIA-n, duke u bazuar në transformimin e aeroportit, zhvillimin e mëtejshëm të tij dhe fluturimet që shtohen, e shohim Shqipërinë si një treg me potencial të lartë për investime. Për këtë arsye, po sjellim më shumë avionë, po shtojmë destinacione dhe po krijojmë mundësi të reja punësimi”, shprehet Jozsef Varadi, CEO i Wizz Air.

Ndërkohë që viti 2024 u pa si viti i rimëkëmbjes pas pandemisë, njohësit e industrisë presin një vit më të stabilizuar përpara. Por të dhënat në aeroportin e Tiranës tregojnë të kundërtën — duke kthyer sfidat në mundësi. /top channel

Ekofin Media
Ekofin Media
Aeroporti i tiranes ceo fluturimet trafik ajror wizzair
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Pse Suedia po konsiderohet modeli europian për uljen e duhanpirjes?

12:28 - Qershor 9, 2026

Anthropic paralajmëron se Inteligjenca Artificiale rrezikon të dalë jashtë kontrollit

09:18 - Qershor 6, 2026

Avatarë me AI dhe topa inteligjentë: Brenda Kupës së Botës 2026 me teknologji të lartë

22:53 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

gazetar_209:35 - Qershor 13, 20260

Tregu i auditimit në Shqipëri po zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme, me rritje të të…

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

14:27 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

13:48 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:35 - Qershor 13, 2026

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

14:27 - Qershor 12, 2026

Falja fiskale nis me kompensimin automatik, 13,408 tatimpagues përfitojnë 10.4 milionë euro

13:48 - Qershor 12, 2026

Turqit e Fortis nisin ndërtimin e centralit fotovoltaik 75 MW me sistem magazinimi në Ersekë

Tregu i auditimeve rritet në 1.6 mld lekë, dominojnë shoqëritë e mëdha

09:35 - Qershor 13, 2026

Çmimet e banesave në vendet e BE u rritën me 53% në dekadën 2015-2024

09:32 - Qershor 13, 2026

Zvicra mban të dielën referendum për të kufizuar numrin e popullsisë në 10 milionë

09:28 - Qershor 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter