Kur muzika, teknologjia dhe skenografia takohen, festivali shndërrohet në një përjetim që zgjat përtej natës.
Bashkëpunimet më të fuqishme lindin nga një vizion i përbashkët dhe krijojnë vlerë reale për publikun.
IQOS x ZAMNA hap një kapitull të ri mes kreativitetit, inovacionit dhe transformimit.
Muzika elektronike, skenografia dhe përvojat që e përfshijnë publikun përtej skenës përcaktuan konceptin e kapitullit madrilen të bashkëpunimit IQOS x ZAMNA. Në kuadër të eventit mediatik të 10 shtatorit 2026, në qendër të diskutimit ishte edhe ambicia e organizatorëve për ta lidhur atmosferën e festivalit me atë që kompania e quan kulturë “smoke-free”.
Bashkëpunimi, i njoftuar në nëntor 2025 dhe i prezantuar për herë të parë në Tulum në janar 2026, ka vijuar në destinacione të Amerikës Latine, Azisë, Lindjes së Mesme dhe Evropës. Madridi ishte ndalesa e radhës e kësaj platforme që ndërthur muzikën me përvojat dhe komunikimin e markës për publikun e rritur.
Për Alina Igritskaya-n, drejtuese e marketingut të markës për produktet me ngrohje të duhanit në Philip Morris International, lidhja mes dy markave nis nga disa vlera të përbashkëta.
Publiku përjeton produktet
“Bashkëpunimet më të fuqishme janë ato që ndërtohen mbi vlera të përbashkëta”, u shpreh ajo gjatë intervistës, duke e përmbledhur partneritetin me tri fjalë: “kureshtje, kreativitet dhe transformim”.
Edhe pse vijnë nga industri të ndryshme, sipas saj, të dyja markat kërkojnë të ndryshojnë mënyrën se si publiku i përjeton produktet dhe aktivitetet e tyre. Duke folur për ZAMNA-n, Igritskaya veçoi origjinën në Tulum dhe ndërthurjen e natyrës, muzikës elektronike dhe skenografisë. Këto elemente, shpjegoi ajo, synojnë ta bëjnë festivalin një përvojë që pjesëmarrësit e kujtojnë përtej mbrëmjes.
Nga ana e IQOS, ajo e lidhi bashkëpunimin me strategjinë e kompanisë për produktet pa tym dhe me komunikimin me duhanpirësit e rritur që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.
E ardhmja e marketingut janë krijimi i eksperiencave
Pjesë e ekipit IQOS që prej vitit 2016, Igritskaya ka mbajtur role në angazhimin e konsumatorëve, marketingun e produkteve dhe strategjinë e markës. Kjo përvojë është edhe në themel të këndvështrimit të saj për marrëdhënien mes markave dhe kulturës: konsumatorët presin që prania e një marke në një festival apo aktivitet dizajni të sjellë diçka konkrete në përvojën e tyre.
“Besoj se e ardhmja e marketingut të markave qëndron te përvojat”, tha ajo.
Në intervistë, Igritskaya shpjegoi se strategjia e markës shtrihet përtej karakteristikave të produktit, duke përfshirë historitë, hapësirat dhe aktivitetet përmes të cilave komunikon me publikun. Festivalet janë një nga mjediset ku kompania po e zbaton këtë qasje.
Megjithatë, sipas saj, një bashkëpunim funksionon vetëm kur të dyja palët marrin pjesë në krijimin e tij. Ajo theksoi rëndësinë e përcaktimit të një kontributi të përbashkët dhe të një vlere të qartë për pjesëmarrësit, si edhe për secilin partner.
E pyetur se çfarë mund të presin konsumatorët e rritur në vitet e ardhshme, Igritskaya përmendi inovacionin dhe vazhdimin e bashkëpunimeve në muzikë, art dhe dizajn, pa zbuluar hollësi për produktet e ardhshme. Ajo e vuri theksin te zhvillimi i mëtejshëm i përvojave dhe te kërkimi i formave të reja të angazhimit me publikun.
Në këtë kuadër, partneriteti me ZAMNA përfshin edhe synimin e deklaruar për t’i bërë eventet e saj “smoke-free” në nivel global. Në komunikimin e organizatorëve, ky term lidhet me largimin nga cigaret drejt produkteve alternative me nikotinë për konsumatorët e rritur; nuk nënkupton një festival pa duhan apo pa nikotinë.
Për Igritskaya-n, kapitulli i ardhshëm i këtyre bashkëpunimeve lidhet me thellimin e përvojës dhe krijimin e përbashkët. Intervista e saj në Madrid tregon se muzika dhe aktivitetet kulturore po zënë një vend të rëndësishëm në mënyrën se si kompania ndërton komunikimin e markës me konsumatorët e rritur.



