Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dha sot disa shifra mbi flotën vendase të mjeteve rrugore përgjatë vitit 2023, ku rezulton në rritje si numri i mjeteve aktive dhe si vlerë mesatare mjeti që hyn dhe regjistrohet.
Statistikat e vitit 2023 tregojnë për dyfishim të flotës së mjeteve aktive, ku krahasuar me vitin 2018 janë 867,765 mjete aktive, 50% më shumë.
Gjithashtu autovetura janë 314 mjete për 1000 banorë, ose 55% më shumë; 78,157 mjete të regjistruara për herë të parë, 30% më shumë; 74% më shumë mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite.
Vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë është 1,011,351 Lekë,
Shtetet e origjinës së mjeteve kryesohen nga Gjermania me 21.4% e pasuar nga: Italia me 21%, Republika e Koresë 10.8%, Zvicra 10.1%,SHBA 5.2% dhe Kina 5%.
Sipas DPSHTRR-së, janë 6,802 mjete me moshë 22-vjeçare të çregjistrura, 42% më shumë krahasuar me 2021.
“Tregues pozitiv i rritjes ekonomike dhe provë e rritjes së mirëqënies në vendin tonë. Shifrat flasin shumë qartë për përmirësimin drastik të mjeteve tona rrugore të lëvizjes dhe të transportit, si vlerë mesatare mjeti, si komoditet e siguri, si edhe më miqësore ndaj mjedisit”, u shpreh DPSHTRR në rrjetet sociale.
