Kompania që ka licencën e rrjetit të fast-foodeve KFC dhe Pizza Hut në Turqi, IS Gida, shpalli falimentin, duke nxjerrë në rrugë të madhe mbi 7 mijë punonjës. Edhe pse kompania premtoi se do të paguante pagat e stafit, ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
IS Gida, operatori i ekskluzivitetit, bëri kërkesë për falimentim javën e kaluar, ndërsa CEO i kompanisë deklaroi se kishte një borxh të papaguar prej 7.7 miliardë lirash turke (214 milionë dollarë).
Falimentimi ka sjellë mbylljen e 537 restoranteve dhe humbjen e rreth 7,000 vendeve të punës, duke shkaktuar protesta në disa qytete, përfshirë Stambollin.
Njoftimi erdhi katër javë pasi kompania mëmë e KFC-së Yum! Brands tha se po i jepte fund marrëdhënies së saj me IS Gida për shkak të “dështimit të tij për të përmbushur standardet”.
IS Gida tha se kishte paguar pagat deri në fund të vitit dhe sa tani mbeteshim vetëm pagat e janarit.
Tashmë kompanisë i janë sekuestruar asetet nga bankat dhe institucionet shtetërore, duke përfshirë këtu edhe disa nga fabrikat e saj.
KFC operon prej disa vitesh edhe në Shqipëri, por këtu pronësia e kompanisë është e paqartë. /ekofin.al

