Në kongresin e PS-së, Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani deklaroi sot arsimi profesional duhet të shihet së një mundësi e mirë për integrim të shpejtë në tregun e punës dhe pagë të denjë. Manjani renditi disa nga programet që po zbatohen në tregun e punës, si dhe foli për reformimin e arsimit professional, ku bëri të ditur se ambicia është që në vitin 2030, 1 në 3 nxënës të studiojnë në arsimin profesional.
“Vendet perëndimore po vuajnë plakjen e popullsisë. Ndërkohë edhe inteligjenca artificiale po përceptohet nga tregu i punës si kërcënim. Parashikohet që në vitin 2030, 80 % e profesioneve nuk do të ekzistojnë në formën që njohim ne sot. Këtu lind pyetja a duhet ta shohim si kërcnim apo oportunitet këtë zhvillim”, tha Manjani
Për zv/ministren, kjo duhet parë si mundësi dhe duhet punuar që ta kthehet në avantazh. Për të adresuar kërkesën në tregun e punës, vuri në dukje Manjani, fokusi është reformimi i thellë i arsimit profesional. Ajo bëri të ditur se reforma në arsimin profesional ka në thelb edhe ndërkombëtarizimin.
“Ka paragjykime por realiteti i ri flet për arsye të mira për t’ u orientuar drejt arsimit profesional, sepse marrja e një zanati siguron punë të denjë dhe pagë konkurruese në tregun e punës Kemi 9 projekte binjakëzimi dhe jemi në procesin e nënshkrimit të një marrëveshjeje me një ndër shkollat më prestigjoze të hoteleri-turizmit që është shkolla e Lozanës, në Zvicër”, informoi Manjani. Sipas saj, në viti 2024 do të jepen dhe diplomat e para të përbashkëta.
